Në kohë rekorde, katër muaj pas qëllimit për blerje të shprehur nga Greqia, Franca dhe Greqia e nënshkruan marrëveshjen për shitjen e 18 aeroplanëve luftarakë të tipit “Rafal”, njofton korrespondenti i MIA-s.
Nënshkrimi ndodhi në Athinë në prani të delegacionit francez të udhëhequr nga Florens Parli, ministre e Forcave të Armatosura dhe në prani të homologut të saj grek, Nikolaos Panagiotopulos. Ministrja franceze u prit gjithashtu nga kryeministri grek, Kirijakos Micotakis, pasi kjo marrëveshje thellon më tej marrëdhëniet politike dhe bashkëpunimin intensiv midis dy vendeve evropiane. Me këtë marrëveshje, avionët luftarakë francezë kalojnë pragun e 100 porosive ndërkombëtare. Greqia do të marrë avionët e saj të parë në verën e 2021.
Ky urdhër përfshin “tre marrëveshje”, saktëson zyra e Florens Parli. E para ka të bëjë me dorëzimin e 12 Rafali të standardit të fundit (F3R) të marra nga flota franceze dhe gjashtë avionë të rinj luftarakë. Kjo kontratë e parë u nënshkrua nga Erik Trapier, drejtor ekzekutiv i Daso Avijacia, prodhuesi i avionëve.
E dyta ka të bëjë me armatimin e avionit, në këtë rast raketat e lundrimit “Skalp”, raketat anti-anije “Am39 Exoset dhe Mika”, si dhe raketat ajër-ajër me rreze të gjatë “Meteor”. Ajo u nënshkrua nga Brik Beranzhe, drejtor ekzekutiv i kompanisë evropiane të raketave MBDA.
Marrëveshja e tretë ka të bëjë me shërbimet dhe trajnimin, duke përfshirë një imitues fluturimi të siguruar nga Daso Aviacion dhe Forca Ajrore Franceze.
Vendimi i Greqisë për të rritur nivelin e armatimit duke blerë Rafal është një paralajmërim për Turqinë, me tensionet në nivelin më të lartë që kur Turqit filluan fushatat e kërkimit të gazit në Mesdheun lindor, në ujërat e diskutuara nga Greqia dhe Qiproja. Verën e kaluar, Franca i zgjati dorën Greqisë, duke vendosur dy anije Rafali dhe dy luftanije.
Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është një lajm i mirë për industrinë franceze të armatimit. Dhe, në veçanti, për ekipin e Rafal-it të përbërë nga Daso Aviacion, Tales dhe Safran, si dhe për 400 MSP dhe 7000 punonjës që punojnë në programin Rafale. Sipas marrëveshjes greke, avioni luftarak francez kalon kufirin e 100 njësive të shitura ndërkombëtarisht te katër klientë: Egjipti (24), Katar (36), India (36) dhe Greqia (18) .
