Paratë do t’i marrin për fundvit, prodhuesit e duhanit të kënaqur nga viti 2022

TË FUNDIT

Prodhuesit e duhanit të hollat e tyre në llogaritë bankare do t’i kenë për festat e vitit të ri njoftoi sot Ministri i Bujqësisë, Lubço Nikollovski. Vlerësoi se mbledhja e duhanit në vitin 2022 ka qenë cilësore. Përfaqësuesi i prodhuesve të duhanit shpreson që edhe vitin e ardhshëm të vazhdojnë me të njëjtin ritëm të punës.

“Le ta mbyllim me një lajm të mirë, që është se blerja e duhanit këtë vit po bën histori për sa i përket çmimit, sasisë dhe periudhës së blerjes. Për herë të parë kemi duhan që ka arritur çmim rekord prej gati 290 denarë/kg, që paraqet rritje prej 44% në krahasim me korrjen e vitit 2021 kur çmimi ishte 200,44 denarë”, tha Lubço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

Jemi falënderues ministrisë që qëndronte me kompanitë në takim që të bënte rritje të çmimeve dhe kompanitë dhanë oferta, dhe mendojmë që vitin e ardhshëm do vazhdojmë me trendin e njëjtë”, pohoi Zvonsko Risteski, përfaqësues i prodhuesve të duhanit.