Në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë, 17 litra në metër katror, ndërsa më pak në Strumicë, një litër në metër katror.
DPHM paralajmëron se pasdite në zonat malore janë të mundshme kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale do të lëviz prej 26 deri në 34 gradë.
Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira mesatare me kushte për shi afatshkurtër, nesër kryesisht në pjesët lindore, ndërsa të dielën në pjesët malore. Në pjesët perëndimore ditën e diel do të fryjë erë e përforcuar perëndimore.
Nga e hëna moti do të jetë stabil me erë të dobët deri në mesatare perëndimore dhe veriperëndimore.
Temperatura maksimale javën e ardhshme do të jetë deri në 34 gradë.
