Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në vendet më të larta, erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja nga 13 deri në 21 gradë.
Në Shkup, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 3 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 18 gradë.

Në ditët në vijim, do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, me kushte për shi lokal të dobët dhe periudha me diell që do të jenë më të shpeshta të mërkurën dhe të enjten. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht veriore, e cila do të intensifikohet në mes të ditës. Deri të premten temperaturat do të rriten, ndërsa gjatë fundjavës do të jetë pak më e freskët dhe me shi.