Bashkimit Europian mund t’i duhet që të përgatitet për luftë deri në fund të kësaj dekade. Ky është paralajmërimi që ka bërë Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Në një intervistë të botuar në gazetën gjermane Welt am Sonntag, ministri shpreh parashikimet e tij se kërcënimet e bëra nga Rusia mund të përshkallëzohen.Për pasojë, Pistorius theksoi nevojën urgjente që vendet e Bashkimit Evropian të forcojnë industritë e tyre të mbrojtjes në mënyrë që të jenë të përgatitur për sfidat e mundshme.Pistorius nënvizoi se kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin, kundër shteteve baltike, Gjeorgjisë dhe Moldavisë duhet të merren shumë seriozisht.“Nuk është shaka. Mund të përballemi me rreziqe, deri në fund të kësaj dekade.”
Me zhvillimin e peizazhit gjeopolitik, Pistorius u bëri thirrje vendeve evropiane që të përshtaten me shpejtësi.
