Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite dhe gjatë mbrëmjes, në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht, proceset do të jenë në formë stuhie, të shoqëruara me erë të fortë dhe paraqitje të breshrit.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 15 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 38 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Gjatë orëve të mbrëmjes, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale në Shkup do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.
Deri në fund të javës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me paraqitje të vranësirave mesatare gjatë ditës.
