Para pashkëve, dy peshkopë të Kishë Ortodokse të Maqedonisë u infektuan me Covid-19

TË FUNDIT

Para festës së pashkëve ortodokse, dy peshkopë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë janë shtrirë në spital, si pasojë e infektimit të nga virusi Covid-19.

Bëhet fjalë për peshkopët, Petar dhe Agantagell. Peshkopi Petar është i shtrirë në spital që nga 23 marsi dhe për Televizionin Sitel ka njoftuar se është në gjendje të mirë shëndetësore. Në po të njëjtën gjendje thotë se është edhe peshkopi Petar.

Ndërkohë, gjatë javës që vjen, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka paralajmëruar se do t’i takojë krerët fetarë të vendit, atë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe të Bashkësisë Fetare Islame. Siç ka bërë të ditur Filipçe, qëllimi i takimit është të bëhet thirrje ndaj besimtarëve ortodoks dhe myslimanë t’i respektojnë masat anti-Covid gjatë festës së Pashkëve dhe të Ramazan Bajramit./TV21