Papunësia bie në 96 mijë persona, punësimi joformal shënon rritje!

TË FUNDIT

Në total 97.618 persona në vend, në fund të muajit korrik, kanë qenë të regjistruar zyrtarisht si të papunë ose kërkues aktivë të punës. Të dhënat e reja gjashtëmujore të Agjencisë për Punësim tregojnë se si në nivel mujor, ashtu edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i të papunëve është zvogëluar për 2.3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Edhe pse trendi i paraqitjes dhe largimit nga statusi i punësuar/papunë ndryshon në baza mujore, statistikat tregojnë se prej fillimit të këtij viti vetëm në qershor krahasuar me majin është regjistruar një ndryshim më i madh në numrin e të papunëve. Ndërsa në muajin korrik dy muaj para zgjedhjeve ky numër është ulur dukshëm. 

ENTI PËR STATISTIKA:

Të papunë (kërkues aktivë pune)

Korrik 2025: 96.618 persona

Qershor 2025: 97.157 persona

Maj 2025: 94.371 persona

Qytetet që vuajnë më së shumti nga papunësia janë Qyteti Shkupit, Kumanova, Tetova dhe Gostivari, pasur nga Prilepi dhe Strumica.

ENTI PËR STATISTIKA:

Qyteti i Shkupit – 20.905

Tetova – 12.675

Kumanovë – 9849

Gostivari – 7126

Prilepi – 5490

Strumica – 4523″

Qeveria megjithatë parashikon që deri në fund të vitit 2025 shkalla e papunësisë të ulet në 11,1%, ndërsa shkalla e punësimit të arrijë në 47%.

Duhet çelur po ashtu se punësimi joformal është rritur. Personat e punësuar joformal janë 90.383, që është 10,7% më shumë se në tremujorin e kaluar. Numri më i madh i të punësuarve joformal, pra 47,8%, është në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, ndërsa 16,7% në sektorin e ndërtimtarisë.