Papa Leoni XIV ndihmon Venezuelën, dërgon 100 mijë euro si kontribut fillestar për të mbështetur të prekurit nga tërmeti

TË FUNDIT

Papa Leoni XIV ka dërguar 100 mijë euro ndihmë emergjente për Venezuelën, e cila u godit nga një tërmet vdekjeprurës me pasoja të rënda në njerëz dhe infrastrukturë. Sipas Vatikanit, shuma është një kontribut fillestar për të mbështetur operacionet humanitare dhe familjet e prekura nga katastrofa.

Mediat raportojnë se Venezuela u godit nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë, ku humbën jetën qindra persona. Krahas Kishës Katolike, ndihmë për vendin kanë ofruar edhe disa shtete dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, Iranin, Kubën dhe Bashkimin Evropian.