Pothuajse të gjitha rrugët e zonës qendrore të Shkupit, më 7 maj do të jenë të bllokuara, duke filluar nga rruga Maqedonia e deri tek Ura e Gurit. Regjim i veçanet trafiku do të ketë edhe për këmbësorët gjatë vizitës së Papës Françesku. Dhjetë ditë para vizitës së Papës, NP “Rrugë dhe Rrugica” në mënyrë intensive i sanon gropat dhe trotuaret. Edhe pse është e shtunë, një ditë para festës së madhe, punëtorët kanë shumë punë.
Rregulla të veçanta për lëvizjen e këmbësorëve në zonën qendrore të Shkupit. Në zonën “Ringu i vogël” të gjithë qytetarët në periudhë prej orës 6 në mëngjes deri në orën 19, më 07.05.2019 do të duhet të identifikohen me dokumente identifikimi dhe t’u nënshtrohen kontrolleve për siguri.
Ura e Gurit, Ura “Syri” dhe Ura e Artit do të jenë të mbyllura për lëvizje, si dhe Keji “13 Nëntori” nga të dyja anët e lumit.
Brenda zonës qytetarët do të mund të kenë qasje deri te të gjitha lokacionet, përveç në zonën e mbyllur në shesh. Do të ketë ndalesa për lëvizjen e motoçikletave, biçikletave, mopedëve në zonën e siguruar “Ringu i vogël”. 7 maj është ditë pune kështu që të gjitha kapacitetet shtetërore dhe private do t’i kenë të gjitha kushtet e nevojshme për punë.
