Kreu i Kishës katolike, papa Françesko vaksinohet kundër koronavirusit me vaksinën e “Fajzer/BioNTek”, publikoi gazeta argjentinase “La Nacio”.
Edicioni citon burimin i cili thotë se fushata për vaksinim në Vatikan ka filluar në mëngjes dhe papa 84 vjeçar është njëri nga të parët të cilët janë vaksinuar.
Për tre javë pritet ta marrë dozën e dytë.
Tani për tani nuk ka vërtetim zyrtar për këtë informacion nga Vatikani.
