Zonja e parë e shtetit, Elizabeta Gjorgievska çdo të enjte punon vullnetarisht në linjën SOS të Kryqit të Kuq ku gjatë karantinës janë paraqitur qytetarë të cilët kishin nevojë për ndihmë psikologjike. Ajo tregon se si pandemia me Kovid-19 ka ndikuar në shëndetin mendor të njerëzve.
“Pas ballafaqimit me pandeminë dhe virusin, edhe shumë vjet do të duhet të ballafaqohemi me problemet psikologjike të njerëzve, edhe pas mbarimit të virusit, dhe fatkeqësisht për shkak të llojeve të reja të virusit që paraqiten çdo ditë. Institucione të shumta shëndetësore në RMV tashmë e vërejtën nevojën e rritur për përkrahje psiko-sociale të njerëzve”, tha Gjorgievska.
Kryqi i Kuq do ta hapë Qendër për ndihmë të parë psikologjike dhe përkrahje psiko-sociale.
“Popullsia e Evropës çdo vit vuan nga çrregullime në tru siç janë depresioni, ankthi, pagjumësia dhe demenca. Zhvillimi dhe pasojat e tyre e theksuan nevojën për përpjekje shtesë për përkrahje dhe kujdes për ruajtjen e shëndetit mendor. Të dhënat nga 2014 tregojnë se sëmundjet mendore në Maqedoninë e Veriut, sa i përket vdekshmërisë së përgjithshme spitalor, janë 2,6%”, sqaron Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.
Në Qendrën për ndihmë psikologjike do të punojnë profesionalistë, me përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Ministrisë së Arsimit.
