Kronavirusi shkaktoi shumë probleme në punën e kompanive, kështu që digjitalizimi i tyre tashmë është i patjetërsueshëm. Ata duhet t’i përmirësojnë biznes proceset, të kenë qasje më të mirë deri te baza e konsumuesve dhe t’i avancojnë operacionet e tyre. Platforma Tech Pack është njëra prej zgjidhjeve.
“Ka për qëllim t’u ndihmojë kompanive tradicionale që sa më shpejt të digjitalizohen dhe t’u përgjigjen sfidave që i shkaktoi pandemia. Startapet dhe bashkësia IKT në Maqedoni janë mobilizuar që t’u ofrojnë kompanive – vegla, zgjidhje dhe shërbime falas”, deklaroi Diana Despodov – koordinator i projektit.
Platforma Tech Pack përmban tre komponentë që janë të rëndësishëm për kompanitë – marrëveshje, video materiale dhe zgjidhje. Përmbajtja e tyre është përshtatur sipas nevojave e një pjese të madhe e industrive lokale. Platforma ofron qasje deri te materialet edukative siç janë veglat online për punë të përditshme, marketing digjital, punëtori për menaxhimin e inovacioneve dhe për udhëheqjen e transformimit digjital, pra, gjithçka që u nevojitet kompanive.
Ekspertët e kësaj fushe thonë se digjitalizimi është i patjetërsueshëm në këtë kohë.
“Pandemia gjatë muajve të fundit, te ne dhe në botë e shkaktoi nevojën e digjitalizimit të kompanive të vogla. Nëse nuk e realizojnë këtë gjë në të ardhmen, ndoshta do të përfundojnë me çelës në derë”, deklaroi Miki Naki Trajkovski – ekspert i komunikimit.
Kjo platformë mundëson që në një vend kompanitë të marrin qasje deri te vegla falas që i kanë zhvilluar kompanitë vendore, të cilët i janë përshtatur situatës aktuale. Gjithashtu do të mundë të marrin edukim se si t’u përshtaten kushteve të reja për punë, të kërkojnë përkrahje për krijim të zgjidhjeve të reja nga startap-i lokal dhe bashkësia IKT.
“Nuk ekziston recetë universale për digjitalizim. Kjo do të varet nga industria ku funksionon kompania, do të varet prej asaj nëse kompania tashmë ka filluar me digjitalizimin dhe deri ku ka arritur. Do të varet edhe nga strategjia e saj zhvillimore”, ka shtuar Diana Despodov – koordinator i projektit.
Startap-i në Maqedoni angazhohet për lidhje të bashkësisë startap të Maqedonisë përmes qasjes deri te të dhëna cilësore, përkrahje për strategjitë dhe krijim të kushteve të volitshme për zhvillim të ekosistemit startap.
Tech Pack është iniciativë e Start ap-it Maqedonia me përkrahje të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik.
