Pandemia e ndërpreu transportin e udhëtarëve nga Shkupi me nëntë qytete në vend

TË FUNDIT

Pandemia me Covid-19 e ka ulur për 95 për qind transportin ndërkomunalë për udhëtarë. Në ndërprerje të plotë janë linjat ndërurbane nga Shkupi drejtë nëntë qyteteve dhe anasjelltas.

Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Transportit në periudhën nga data 27 muajin e kaluar deri më datën 3 këtë muaj kanë bërë 118 inspektime për respektimin e masave. Nga të cilat është konstatuar se tërësisht janë të ndërprera linjat Shkup – Ohër, Shkup – Manastir, Shkup – Resnjë, Shkup – Prilep, Shkup – Probistip, Shkup – Kratovë, Shkup – Kriva Pallankë, Shkup – Koçan, Shkup – Berovo dhe anasjelltas, njoftoi në konferencë për media Magdalena Filipovska Grashkoska, kryetare e Këshillit të inspektimit.

Linjat e transportit ndërkombëtar nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme janë ndërprerë tërësisht.

Nga kontrollet e kryera në disa stacione autobusësh në vend, është konfirmuar se po respektohen vendimet e qeverisë për të ulur kapacitetin me 50 për qind, pra përgjysmimin e numrit të udhëtarëve.

Në të njëjtën kohë, u konkludua se transporti i mallrave zhvillohet pa kufizime dhe rekomandimet respektohen, ndërsa në një rast nga ana e Inspektorati shtetëror të transportit është shqiptuar masë për një transportues./MIA