Panair i bletarisë në sheshin “Maqedonia”

TË FUNDIT

 “Panairi i dytë i bletarisë në Maqedoni” do të mbahet që sot deri të dielën në sheshin qendror në Shkup.

Mbështetës kryesor dhe nikoqir i këtij panairi është Qyteti i Shkupit ndërsa organizator është Federata e Bletarëve të Maqedonisë.

Në stendat e vendosura në sheshin “Maqedonia”, informojnë organizatorët, do të ekspozohet mjalti dhe produkte të bletëve nga i gjithë shteti si dhe pajisje për bletari.