Pamje të dhimbshme nga Turqia! Tërmeti i fuqishëm mori qindra jetë

TË FUNDIT

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë këtë të hënë, duke shkaktuar qindra viktima.

Numri i viktimave besohet se është 360, teksa zyrtarët në kryeqytetin sirian, Damask, kanë raportuar se 237 persona kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga qeveria siriane.

Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet. Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.