Pallçishti pa ujësjellës/ Banorët protestojnë, ndihen të mashtruar

TË FUNDIT

Banorët e fshatit Pallçisht në formë proteste bllokuan rrugën që lidh fshatrat e komunës së Bogovinës për shkak se siç thonë komuna nuk e ka mbajtur premtimin për fillimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit. Vullnet Akikit nga bashkësia lokale, thotë se ndjehen të mashtruar.

“Fshati Pallçishtë është i mashtruar nga Komuna e Bogovinës, sidomos nga kryetari aktual Besnik Emshiu. Ne vuajmë për një pikë ujë, uji është gjëja kryesore për mbijetesën e njeriut. Ju e dini se në korrik kur u mbajt protesta tjetër  kryetari doli këtu para nesh dhe tha është çështje ditësh jo çështje muajsh.  Deri tash është bërë çështje muajsh dhe nuk ka asnjë garanci se do fillojnë me ujin. 

Por kryetari i komunës Besnik Emishiu në ana tjetër, thotë se ky projekt është nga Banka Botërore dhe është ­çështje kohësh kur do fillojnë punët, dhe jo çdo gjë varet nga ai.

 “Ata u deshtë të më informojnë se me këtë datë do bëjmë protestë dhe ta shohim arsyen pse. Në lidhje me ujësjellësin e fshatit Pallçishtë, është projekt i Bankës Botërore dhe ata kanë procedura që duhet të bëhen. Është projekt i atyre dhe u kemi thënë se nuk është projekt i jonë dhe pritet që edhe shpejtë të fillojë puna. Këtë projekt e ka premtuar edhe ministri edhe zëvendësministri që ishte në Kamnjan, është një projekt që nuk varet nga ana komunës.”- deklaroi Besnik Emshiu – kryetra u komunës Bogovinjës.

Banorët njësoj protestuan edhe në korrik, por pas një takimi me kryetarin e komunës protestat u ndërprenë. Ky fshat ka vite që është pa ujë të pijshëm. Ujë që është për momentin është i pa mjaftueshëm edhe nuk është për pije.