Pak çaste pas lindjes foshnja ndërron jetë!

TË FUNDIT

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se më 4 maj në orën 1:30 të mëngjesit në Stacionin policorë të Krushevës nga ana e Ndihmës së Shpejtë është raportuar se në shtëpinë e personit me inicialet N.P 29 vjeç pas ndihmës nga ekipi i Emergjencës ka lindur një foshnjë, por pas një kohe të shkurtër foshnja ka ndërruar jetë.

“Më 4 maj 2019, në orën 01:30 të mëngjesit, në Stacionin Policor të Krushevës nga ana e Ndihmës së Shpejtë është raportuar se në shtëpinë e personit N.P. (29) pas ndihmës nga ekipi i Emergjencës ka lindur një foshnje, e cila për një kohë të shkurtër ka ndërruar jetë. Prokuroria Publik ka inspektuar vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se po punohet për zbardhjen e plot të rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.