Pagesa për “autostradën” Tetovë-Gostivar/ Ahmeti: Këto janë standarde që i vendosin institucionet përkatëse

TË FUNDIT

Para disa ditëve vet drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore”, Ejup Rustemi në Click Plus e pranoi se autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson standardet për tu quajtur autostradë.

“Tetovë-Gostivar nuk i plotëson standardet për të qenë autostradë, prandaj është pjesë…

-Pse paguajmë?

-Për ata arsye është pjesë që është paraparë të lidhet marrëveshje me “Behtelin & Enka”- deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”

Por edhe pse kjo autostradë nuk i plotëson kushtet e duhura qytetarët vazhdojnë të paguajnë në pikat pagesore.

Edhe lideri i BDI-së sot erdhi nga kjo autostradë andaj e pyetëm se a është e drejtë që qytetarët të paguajnë një rrugë e cila nuk ofron shërbimet e duhura.

“Këto janë standarde që i vendosin institucionet përkatëse dhe korridori 8 që do fillojë së shpejti punimet, sigurisht këto çështje ekzistuese që janë në rrugën Tetovë-Gostivar do të tejkalon me rrugën ndihmëse, mes dy qyteteve Tetovë dhe Gostivar.”- pohoi Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Autostrada Tetovë-Gostivar ka 22 kilometra, ndërsa një pikë pagesore kushton 30 denarë që do të thotë 60 denarë për 22 kilometra. Përpos që është shumë e ngushtë kjo rruge nuk ka as korsi ndihmëse që është e paraparë me ligj për të plotësuar kushtet për të paguar autostradë.