Rritje goxha e ndjeshme e çmimit të naftës në Maqedoni

TË FUNDIT

Nafta pas mesnate shtrenjtohet për 5,5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1,5 denarë për litër, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21. Me këtë, çmimi i ri i naftës do të jetë 104,5 denarë për litër. Benzina BS-95 do të shitet me 99 denarë, ndërsa ajo BS-98 me 101 denarë për litër. Vendimi vjen si pasojë e rritjes së çmimit të dizelit të rafinuar në bursën mesdhetare me 7% gjatë javës së kaluar, si dhe forcimit të dollarit ndaj denarit me 1%.