Pagesa e normës së interesit, në dëm të qytetarëve, Jovanoviq: Masat pak i mbrojnë punëtorët, mund të ketë largime nga puna

TË FUNDIT

Mundësia që bankat të kërkojnë pagesë të normës së interesit gjatë periudhës grejs, është lëshim në dëm të qytetarëve. Ministrja e financave Nina Angellovska tha se  kjo mundësi që u jepet bankave do të mundësojë stabilitet të sistemit të bankave. Por me këtë nuk pajtohet profesori Branimir Jovanoviq i cili tha se në këtë mënyrë bankat vetëm do t’i shtojnë të ardhurat e tyre. Nëse të gjithë shfrytëzuesit e kredive e pranojnë këtë mundësi, bankat do të përfitonin deri në 137 milionë euro. Përveç për bankat, pagesa e prolonguar vlen edhe për përmbaruesit.

Mendoj se kjo është një përcaktim shumë i keq dhe duhet të rishqyrtohet. Kishte presion të madh ndaj opinionit publik në lidhje me këtë çështje, shpresoj se bankat vetë do të reagojnë, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë mendoj se Qeveria ka obligim të sjellë dispozitë me të cilën do të ndalojë që të paguhet normë interesi, tha Branimir Jovanoviq, Profesor.

Jovanoviq tha se pakoja e masave nuk i mbron mjaftueshëm punëtorët dhe se mund të ndodhë të ketë largime masive nga puna dhe se duhet pasur masa më të përforcuara me qëllim që kompanitë të marrin përkrahje që të mos ketë largime nga puna ose ulje të pagave, tha ai.

-Më konkretisht, në masën e parë për pagesë të 14.500 denarëve për çdo të punësuar, parakusht është që kompania ta mos reduktojë numrin e të punësuarve, por nga momenti i aplikimit për ndihmë deri në fund të shtatorit, mendoj se ishte ashtu. Ai kusht duhet të rishqyrtohet, të mos vlejë nga momenti i aplikimit, por të varet nga numri i të punësuarve p.sh. në shkurt, sepse firmat mund të lëshojnë nga puna shumë punëtorë, e pastaj të aplikojnë për ndihmë, tha Branimir Jovanoviq, Profesor.

Lidhur me atë se kur pritet goditja nga kriza ekonomike, Jovanoviqi me qëndrim se tashmë po ndjehet, por siç shpjegon, nuk mund të parashikohet se si do të reflektojë ajo. Nuk pret ulje të madhe të të ardhurave në Buxhet, kurse me zbutjen e masave, siç thotë, do të stabilizohet edhe arka shtetërore.

-Në asnjë mënyrë nuk duan të bëjnë reformë tatimore, respektivisht t’i rrisin tatimet për të pasurit dhe kompanitë që kanë përfitime më të larta. Në kushte të krizës, kjo është zgjidhje më legjitime dhe më e drejtë dhe mendoj se duhet seriozisht ta mendojnë këtë, sepse konsideroj se kjo mund të sjellë sasi të konsiderueshme të të ardhurave prej 100 milionave madje edhe më shumë, mjete të cilat mund të jenë shumë të rëndësishme në situata të tilla. Nëse bëhet kjo, mendoj se nuk do të kishim problem për ta tejkaluar krizën, tha Branimir Jovanoviq Profesor.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska, dje prezanzoi tre skenarë për buxhetin, sipas të cilëve deficiti i buxhetit do të lëvizej nga 700 e deri në 1.3 miliardë euro në rast të skenarit më të keq.