Microsoft 365 jashtë funksionit për mijëra përdorues

0

Paketa e softuerëve për produktivitet e Microsoft-it është jashtë funksionit për mijëra përdorues, ka njoftuar “Downdetector”.

Sipas kësaj faqe që gjurmon ndërprerjet ka pasur mbi 17 mijë raportime të njerëzve të cilët kanë thënë se kanë probleme me Microsoft 365.

Numri real i përdoruesve të prekur mund të ndryshojë, raportoi të enjten Reuters.

Microsoft 365 tha se po heton raportet për probleme me qasjen në shërbime.

Federata serbe me paralajmërim të rëndësishëm për ndeshjen me Shqipërinë

0

Federata e Futbollit e Serbisë ka bërë të ditur se do të ketë zero tolerancë ndaj shikuesve që tentojnë të rrezikojnë vijueshmërinë e ndeshjes Serbi – Shqipëri. Në komunikatën e Federatës së Futbollit të Serbisë kanë bërë të ditur se siguria e lojtarëve, zyrtarëve, tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në ndeshjen në Leskovc do të garantohet nga Federata e Futbollit e Serbisë dhe autoritetet shtetërore serbe.

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Serbisë ka ardhur pak orë pas njoftimit nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, se në pikëkalimin e Merdarit është arrestuar një shtetas shqiptar, D.P. (53 vjeç), të cilit iu gjetën “materiale të ashtuquajtura propagandistike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Në përgjigje të njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, se në prag të ndeshjes Serbi-Shqipëri një person u arrestua për përpjekje për të futur në vend bluza, flamuj dhe kapele me stemën e organizatës terroriste UÇK, si dhe sende të tjera të ndaluara, Federata e Futbollit e Serbisë shpreh mbështetjen e saj të plotë për autoritetet kompetente në zbatimin e të gjitha masave të sigurisë.

Ky rast konfirmon edhe një herë nivelin e rrezikut që lidhet me këtë ndeshje, prandaj të gjitha masat e sigurisë do të zbatohen në mënyrë strikte dhe pa përjashtim”, shkruan në njoftimin e Federatës serbe të futbollit.

Serbia dhe Shqipëria do të përballen të shtunën në Leskovc nga ora 20:45. Për të dyja ekipet ka peshë të madhe përballja e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Federata e Futbollit e Serbisë ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen kundër Shqipërisë janë të personalizuara dhe sipas njoftimit “hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur nëse emri në biletë nuk përputhet me dokumentin personal”.

Në Federatën e Futbollit të Serbisë kanë pranuar se ka pasur interesim për t’u blerë bileta në treg të zi në disa komuna. Por sipas Federatës, hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur në këtë mënyrë.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se nuk do të lejohen çakmakët, monedhat dhe objektet e tjera të forta. Por Federata nuk ka përfshirë edhe ndalimin e simboleve të papërshtatshme për ndeshje sportive.

Në stadiumet serbe janë të rregullta simbolet dhe thirrjet anti-Kosovë dhe shqiptari në përgjithësi. Në fund të njoftimit u ka bërë thirrje shikuesve të mbështesin Serbinë në mënyrë sportive, dinjitoze dhe ferplejit.

“Siguria e lojtarëve, zyrtarëve, tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në ndeshje është përparësi absolute e Federatës së Futbollit të Serbisë dhe autoriteteve shtetërore. FSS deklaron se nuk do të lejojë që të ndodhë asgjë që do të rrezikonte ndeshjen dhe në këtë mënyrë do të shkaktonte dëme konkurruese ose financiare për ekipin kombëtar, Federatën dhe shtetin e Serbisë. Të gjitha agjencitë ligjzbatuese do të reagojnë profesionalisht, me vendosmëri dhe pa vonesë ndaj çdo përpjekjeje për të shkaktuar një incident ose për të prishur rendin dhe qetësinë”, ka shkruar Federata e Futbollit e Serbisë.

Ndërkohë të enjten me njoftim ka dalë edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Në njoftimin e FSHF-së bëhet e ditur mënyra e udhëtimit të Shqipërisë drejt Serbisë.

“Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin ‘Duboçica’, në Leskovc. Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Shqipëria e Serbia u përballën më 7 qershor në Tiranë. Ndeshja ishte mbyllur baras 0:0 dhe pa ndonjë incident të madh.

Hamas shpall fundin e luftës në Rripin e Gazës

0

Lideri i dëbuar i Hamasit nga Gaza, Khalil Al-Hayya, deklaroi sonte se lufta ka përfunduar dhe se fillon një armëpushim i përhershëm.

Ai theksoi se marrëveshja përfshin:

Hapjen e kalimit Rafah në të dy drejtimet;

Lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite;

Garanci nga SHBA, ndërmjetës arabë dhe Turqia se lufta në Gaza ka përfunduar përfundimisht.

Megjithatë, ndërkohë, një zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, deklaroi nga Egjipti se “asnjë palestinez nuk pranon çarmatim” dhe se palestinezëve u nevojitet “armë dhe rezistencë.”

Deklarata e tij bie ndesh me planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump, i cili parashikon çarmatosjen e Hamasit, si dhe me deklaratat e përfaqësuesve të tjerë të lëvizjes palestineze.

Aktualisht, është në zhvillim një mbledhje e Qeverisë izraelite, ku pritet të ratifikohet marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ende po kryen operacione në terren.

Bislimi: Uji nuk pihet në shkolla, të mbyllen çezmat! Sadiku: Mos u mërzit, i kanë udhëzimet! Abazi: Ne do të punojmë që t’u sigurojmë banorëve ujë të pijshëm

0

Çështja e ujit të pijshëm ishte ndër temat kryesore në Debat21 mes kandidatëve për komunën e Studeniçanit. Se uji në afërsi të shkollës në Studeniçan nuk është i pijshëm, pati kritika nga Sedat Bislimi që siç tha, duhet të ndalen çezmat pasi nxënësit mund të mos jenë të vetëdijshëm që uji nuk është për pije. Ndërkohë, Azemi tha se janë marrë të gjitha masat.

-“Aty ku është analiza ne kemi vendosur mbishkrimi se uji nuk është për pije“.

“Nuk është e vërtetë këtë që e thotë kryetari Azemi pasi nëse është çështja e ujit teknike, nuk duhet që para shkollës të jenë të vendosura çezmat ku nxënësit janë fëmijë. Nxënësit e klasës së parë nuk dinë të lexojnë. Si do ta kuptojë që uji nuk është i pijshëm?”.

Mos e ke gajle, mos u mërzit

Unë mërzitem si prind se edhe fëmijën tim e kam në shkollë, edhe 1300 nxënës i kemi në shkollë”.

“Edhe shoqen e ke mësuese, aty punon. Unë e kam punësuar. Mos u mërzit për këtë punë se janë marrë të gjitha masat”.

E Ejup Abazi premtoi se do të gjejnë zgjidhje për ujin e pijshëm.

Ne do ta vazhdojmë që të përfundojë se është në dobi të qytetarëve. Ne do të punojmë që qytetarëve t’u sigurojmë ujë të pijshëm“.

Trump: E përfunduam luftën në Gaza

0
WASHINGTON, DC - NOVEMBER 13: U.S. President-elect Donald Trump speaks at a House Republicans Conference meeting at the Hyatt Regency on Capitol Hill on November 13, 2024 in Washington, DC. As is tradition with incoming presidents, Trump is traveling to Washington, DC to meet with U.S. President Joe Biden at the White House as well as Republican members of Congress on Capitol Hill. (Photo by Allison Robbert-Pool/Getty Images)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se mbrëmë është arritur një “sukses historik” në Lindjen e Mesme.

“E përfunduam luftën në Gaza dhe, në fakt, në një nivel shumë më të gjerë, krijuam paqe. Mendoj se do të jetë një paqe e qëndrueshme, shpresoj një paqe e përjetshme,” – theksoi Trump.

Ai shtoi se pengjet e mbetura pritet të lirohen “të hënën ose të martën.”

“Kthimi i tyre është një proces i ndërlikuar. Ata ndodhen në vende ku askush nuk do të donte të ishte,” – tha ai.

Trump njoftoi se do të udhëtojë për në Egjipt, ku zyrtarisht do ta nënshkruajë marrëveshjen e paqes. Ai gjithashtu paralajmëroi një vizitë në Izrael.

“Një marrëveshje është nënshkruar tashmë në emrin tim, por do të bëjmë edhe një nënshkrim zyrtar,” – shtoi presidenti amerikan.

Ai theksoi se Rripi i Gazës “do të rindërtohet gradualisht.”

“Besoj se do të shihni disa vende të jashtëzakonshme që do të përfshihen, do të investojnë shumë para dhe do të kujdesen për situatën,” – u shpreh Trump.

Ai falënderoi vendet që morën pjesë në negociatat për paqe në Egjipt, duke thënë se “i gjithë bota u bashkua” për ta arritur marrëveshjen.

“Njerëz që nuk pajtoheshin, që nuk e donin njëri-tjetrin, shtete fqinje që sinqerisht nuk duronin njëra-tjetrën, tani e bënë këtë… Të gjithë amerikanët duhet të jenë krenarë për rolin që luajti vendi ynë në përfundimin e këtij konflikti të tmerrshëm,” – përfundoi Trump.

Azem Sadiku: Sedat, aman ti aspak s’ke merita! Sedat Bislimi: Po VLEN t’i dha paratë, pse lavdërohesh ti

0

Në Debat21, pati përplasje mes kandidatëve për Studeniçanin, Azem Sadiku e Sedat Bislimi.

Sadiku tha se Bislimi nuk ka merita për asnjë projekt që është realizuar në komunën e Studeniçanit, ndërkohë që Bislimi tha se edhe pas 20 vite të Azemit në pushtet, është dashur të vijë VLEN në qeveri që më pas të investohet.

Une pranoj se vitin e fundit qeveria aktuale i ka ndihmuar të gjitha komunat, jo vetëm komunës së Studeniçanit. Mirëpo unë kam arritur që prej kësaj qeverisje të siguroj plus 50 milionë tjera për këtë projekt të ujësjellësit. Dhe nëse dikush ka meritë për këtë ti Sedat ama asnjë asnjë meritë nuk e ke për këto projekte që i përmenda”, tha Sadiku.

20 vite mandate dhe u desh që të vijë qeveria VLEN që pastaj jut ë investoni, të ju përkrahe”, tha Bislimi.

Bislimi e Abazi akuzojnë për mungesën e ujit të pijshëm, Sadiku: Nuk kam ndenjur duarkryq, por i kemi duart e lidhura nga Qyteti i Shkupit

0

Kandidatët për komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi e Ejup Abazi, akuzuan kryetarin aktual për mungesë të ujit të pijshëm. Siç tha Bislimi, Studeniçani ka problem të madh me ujin e pijshëm, ndërkohë që kryetari aktual ishte 20 vite në pushtet dhe nuk ofroi zgjidhje. Në anën tjetër, Abazi tha se kryetari aktual nuk duhet të arsyetohet, por të gjejë zgjidhje pasi qytetarëve u intereson pse nuk kanë ujë.

“Kryetari aktual mbaron mandatin e katërt, 16 vite, plus katër vite ka qenë këshilltar komune. Pra 20 vite në pushtet lokal. Tash në planprogramin e tij ende është çështja e ujit të pijshëm, dmth nuk e dimë edhe sa kohë do t’i duhet kryetarit actual që ky problem të zgjidhjet. Ne kemi problem të madh në Studeniçan, Batincë dhe vendet malore ku njerëzit jetojnë në kushte shumë të këqija, pasi pa ujë të pijshëm nuk mund të funksionojë një familje”, tha Sedat Bislimi.

“Unë e ndjejë në lëkurën time problemin me ujësjellësin pasi jetojë në atë pjesë ku ka probleme. Për këtë projekt, disa vite është investuar, komuna ka investuar. Kjo ka filluar diku para 20 vite, është ndërtuar rezervuari ujë të pijshëm, pastaj është investuar edhe në rrjetin e ujësjellësit. Pro kryetari nuk duhet të arsyetohet në çdo katër vite, pro duhet të gjejë zgjidhje për problemit. Qytetarëve ju intereson pse nuk  kanë ujë të pijshëm”, tha Ejup Abazi.

Por kryetari aktual i cili ka kandiduar sërish për Studeniçanin, tha se nuk kanë qëndruar duarkryq, por kanë pasur pengesa nga Qyteti i Shkupit. Azem Sadiku tha se kanë siguruar mjetet dhe në mandatin e ardhshëm problemi do të zgjidhet.

“Ne nuk kemi ndenjur duarkryq, buxheti i komunës tone është shumë i kufizuar për projekte të mëdha. Paramendoni tash, edhe 103 milionë tjera i kemi të siguruara mjetet dhe definitivisht ky projekt do të zgjidhjet. Nuk duhet ta keqpërdorni. Ne gjithmonë do të kemi nevojë për investime shtesë, pasi vendbanimet tona shtohet”, tha Azem Sadiku./tv21.tv

Visar Musliu për ndeshjen me Belgjikën: Është ekip i rrezikshëm, duhet të jemi në nivel

0

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Maqedonisë, Visar Musliu theksoi rëndësinë e disiplinës dhe bashkëpunimit në fushë, pasi ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos kundër një kundërshtari si Belgjika.

“Nuk ka ndeshje të lehta, këtë e dimë që nga grumbullimi. Edhe pse mungon Lukaku, aty janë Openda, Batshuayi dhe të tjerët – ndoshta jo në nivelin e Lukakut, por janë lojtarë të nivelit të Ligës së Kampionëve. Duhet të reagojmë si ekip, përballë një prej sulmeve më të mira dhe lojtarëve ofanzivë shumë të rrezikshëm. Duhet të jemi të gjithë në nivel, ashtu siç ishim në Shkup, për të arritur objektivin,” – tha Musliu.

Bllagoja Milevski: Do t’ju them djemve të kënaqen në ndeshje!

0

Përzgjedhësi i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë, Blagoja Milevski, ka folur me fjalë lavdëruese për futbollistët e ekipit kombëtar. Ai ka theksuar se ndihet krenar që ka pasur mundësinë të punojë me këtë grup lojtarësh, që sipas tij, ka treguar shumë në këto kualifikime për Kupën e Botës.

Para ndeshjes së nesërme ndaj Belgjikës, Milevski nuk e humbi rastin të lavdërojë gjithë ekipin për paraqitjet e tyre deri tani. Ai tha se qëllimi i tij, që nga momenti kur e mori drejtimin e përfaqësueses, ka qenë krijimi i një ekipi të respektuar që do të ishte mes më të mirëve në Evropë.

“Jam krenar për futbollistët tanë, jo vetëm për këto kualifikime, por për gjithçka që kanë treguar në 8 vitet e fundit – me pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve, me konkurrueshmërinë në grupin tonë, dhe me faktin që kemi pothuajse të siguruar një vend në play-off për Botëror për herë të dytë radhazi. Atmosfera brenda ekipit është forca jonë lëvizëse. Respekt maksimal për Belgjikën, ata mbeten favoritë në grup dhe kanë një përbërje të jashtëzakonshme. Shpresoj të jemi sa më konkurrues dhe të shohim si do të shkojë,” – u shpreh Milevski.

Ai shtoi se e vetmja gjë që do t’u thotë lojtarëve para se të hyjnë në fushë është:

“Kënaquni në ndeshje.”

Ndërkohë, mbrojtësi Visar Musliu theksoi rëndësinë e disiplinës dhe bashkëpunimit në fushë, pasi ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos kundër një kundërshtari si Belgjika.

“Nuk ka ndeshje të lehta, këtë e dimë që nga grumbullimi. Edhe pse mungon Lukaku, aty janë Openda, Batshuayi dhe të tjerët – ndoshta jo në nivelin e Lukakut, por janë lojtarë të nivelit të Ligës së Kampionëve. Duhet të reagojmë si ekip, përballë një prej sulmeve më të mira dhe lojtarëve ofanzivë shumë të rrezikshëm. Duhet të jemi të gjithë në nivel, ashtu siç ishim në Shkup, për të arritur objektivin,” – tha Musliu.

Ndeshja do të luhet të premten në ora 20:45 në Planet Group Arena në Gent, Belgjikë.

“E meriton”, Netanyahu thotë se Donald Trumpit duhet t’i jepet çmimi Nobel për Paqe

0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkaktuar polemika me një postim në platformën X (ish-Twitter), ku kërkon që Çmimi Nobel për Paqen t’i jepet presidenti amerikan Donald Trump, duke pretenduar se ai e meriton atë.

Netanyahu publikoi një postim në “X”, ku shkroi: “Jepini Donald Trump Çmimin Nobel për Paqen ai e meriton.”

Postimi u shoqërua me një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Në të, kryeministri izraelit shihet duke i dhënë Trump-it një medalje të madhe që përfaqëson Çmimin Nobel për Paqen, ndërsa Trumpi ngre duart lart dhe adhurohet nga turma.