Janjiq: Incidentet në veri, mund të krijojnë trazira etnike në Kosovë

0

Analisti politik, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka deklaruar se incidentet e fundit në veri të Kosovës, mund të rriten në trazira serioze gjatë këtij viti dhe në tërmete sociale, politike dhe ndëretnike.

Janjiq ka thënë se kontekstet shqiptaro-serbe “ është si rezultat i një dinamike të gabuar” në fushën e sigurisë në veri të Kosovës dhe në të gjithë vendin, transmeton lajmi.net

Në një intervistë për televizionin serb “TV Pink”, ka thënë se forcat policore të Kosovës nuk funksionojnë në mënyrë moderne dhe se për këtë arsye, nevojitet kohë të dalin rezultatet e hetimit.

Janjiq vlerëson se, siç është shprehur, “të qetësohet topi”, dhe në të njëjtën kohë, të vendosen lidhje paqësore me strukturat e sigurisë në veri,transmeton lajmi.net.

Greqia nuk është para falimentimit

0

Qeveria e Greqisë ka përgënjeshtruar spekulimet e gazetës britanike, Fajnenshell Tajms, se Athina zyrtare po përgatitet të shpall falimentimin, nëse deri në fund të prillit nuk arrihet marrëveshja me kreditorët ndërkombëtarë.
“Greqia nuk është duke u përgatitur për falimentim. Bisedimet me kreditorët po përparojnë shpejtë në drejtim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme për dy palët”, citoi agjencia Rojters një burim nga zyra e kryeministrit grek, Aleksis Cipras./RTV21/

Nuk janë gjetur fakte për korrupsion në EULEX

0

Nuk janë gjetur fakte për akuzat për korrupsion në EULEX, thuhet në raportin e rezultateve të hetimit të të dërguarit të posaçëm për hetimin e korrupsionit në EULEX.

I dërguari i posaçëm Jean- Paul Jacquet i dorëzoi raportin shefes së lartë për politikë të jashtme të BE Federica Mogherini, raportojnë mediat e huaja.

Jacquet argumenton se nuk gjeti prova për akuzat , por vuri në dukje një numër të mangësive në punën e misionit gjyqësor evropian dhe bërë rekomandime për të eliminuar ato .

“Kam marrë raportin e profesor Jacquet dhe në përputhje me premtimin për transparencës sot e kam dorëzuar në Parlamentin Evropain dhe përfaqësues të vendeve anëtare “, ka shkruar Mogherini në një njoftim për media.

Mohgerini ka falënderuar Jacquet dhe ka deklaruar se shërbimet kompetente të BE-së kërkojnë mënyrnë më të mirë për të zbatuar rekomandimet e tij.

​VV për Kushtetuesen: “Vendi i Krimit!”

0

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një aksion simbolik para objektit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin rast ata kanë vendosur shirita paralajmëruese me mbishkrime “Vendi i Krimit!” dhe “Këtu falsifikohen dokumente!”.

Disa prej aktivistëve madje kanë pasur edhe dialog verbal me njërën prej pjesëtareve të Policisë së Kosovës, e cila ishte vendosur para derës së gjykatës.

Ata duke ngjitur këto shirita kanë tentuar ta bllokojnë hyrjen e objektit të kësaj gjykate, ndërsa nuk ka pasur incidente. Pas aksionit simbolik aktivisti i VV-së Nol Nushi tha se kanë dalë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj shkeljeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Nushit, ky institucion tashmë po jep vendime vetëm në të mirën e PDK-së, dhe është shndërruar në shkelësin kryesor të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Ky institucion do të duhej të ishte i tillë që mbron kushtetutshmërinë e Kosovës mirëpo kohët e fundit Gjykata Kushtetuese tashmë e PDK-së është shndërruar në shkelësin kryesor të kësaj Kushtetute” ka thënëNushi

Rasti që e ilustron më së miri këto shkelje të kësaj gjykate,sipas Nushit është rasti i falsifikimit të nënshkrimit të gjyqtarit ndërkombëtar Robert Carola, i cili sipas tij është bërë për interesa, dhe se është hasur në shkelje të pozitës zyrtare.

Rruga e Arbrit gati për 3 vjet, Kina e merr me koncesion

0

Rruga e Arbrit pritet të përfundojë brenda 3 vitesh, ndërsa ndërtimi i saj i është dhënë me koncesion kompanisë shtetërore kineze “China State Construction Company”. Lajmi u komunikua zyrtarisht sot nga Ministria e Financave dhe ajo e Transporteve gjatë punimeve në komisionet parlamentare.

Irena Beqiraj, zv/ministre e Financave, tha se kjo rrugë do t’i japë një zhvillim ekonomik gjithë zonës së veriut, duke lidhur Tiranën me Dibrën me shkurtimin e destinacioneve, e duke krijuar mundësi punësimi nëpërmjet nxitjes së biznesve të reja.

“Kjo kontratë koncesionare lidhet me një nga kompanitë shtetërore ndërtimore kineze e cila do ta financojë tërësisht 3 vitet e para ndërtimin e rrugës, dhe i vetmi ndikim që do të ketë në buxhet është se qeveria shqiptare pas ndërtimit, pas 3 viteve ndoshta do të vendosë një fond garancie që mendohet nga llogaritjet tona aty te 26 milionë lekë në buxhet, nëse këto nuk mblidhen nga kompania nga përdorimi i rrugës. Është rrugë shumë interesante, sepse fillon me lidhjen e Dajtit deri në Dibër, sepse lidh Tiranën me Dibrën. Mendohet se do të jetë një rrugë e cila do t’i japë zhvillim ekonomik, zonës së veriut të Shqipërisë dhe gjithë Qeveria është shumë entuziaste për fillimin e Rrugës së Arbrit”, tha Beqiraj.

Deputeti socialist i zonës së Dibrës, Ulsi Manja, përkujtoi se ndërtimi i kësaj rruge ka qenë një nga premtimet elektorale të kësaj mazhorance, dhe tha se do t’i shërbejë komunitetit të Dibrës, Matit, Bulqizës.

Sipas Manjas, kompania kineze “China State Construction Company”, që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës, klasifikohet si një ndër 3 kompanitë më të mira në botë në fushën e ndërtimit.
“Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë një nga premtimet elektorale të Qeverisë, pra të kësaj mazhorance; ndërtim i një rruge të shumërpitur për një komunitet, siç është komuniteti i Dibrës, i Matit, i Bulqizës, por kjo rrugë nuk do të lidhë vetëm këto 3 zona urbane të qarkut të Dibrës, por do të bëjë të mundur më në fund integrimin e qarkut të Dibrës me Tiranën dhe, pse jo, edhe me Portin e Durrësit. Ajo që do të theksoja në lidhje me rëndësinë e këtij projektligji është fakti se kompania që ofrohet për ndërtimin e kësaj rruge, kompania kineze është një kompani ndërtimi e cila renditet ndër 3 kompanitë më të mëdha në botë dhe e para në sektorin e ndërtimit sipas klasifikimit të bërë nga revista The Economist, në vitin 2012. Edhe pse ky projektligj u fut me procedurë të përshpejtuar, të mos humbim kohë në hyrjen në fuqi të këtij ligji, por hyrja në fuqi e tij të bëhej menjëherë duke marrë mendimin paraprak edhe të Presidentit të Republikës,” tha deputeti i Dibrës Ulsi Manja.

Mirënjohje karikaturistit Afrim Krasniqi

0

Për këtë pjesëmarrje ka bërë të ditur vetë Krasniqi, i cili ka thënë se në këtë kampanjë të madhe botërore janë të involvuar profesorë dhe artistë me famë botërore
Kampanja “Green+You”, që merret me promovimin e posterëve në Kore të Jugut, tashmë ka përzgjedhur anëtarët e jurisë për këtë vit, dhe në mesin e tyre është përzgjedhur të jetë edhe karikaturisti kosovar, Agim Krasniqi.
Për këtë pjesëmarrje ka bërë të ditur vetë Krasniqi, i cili ka thënë se në këtë kampanjë të madhe botërore janë të involvuar profesorë dhe artistë me famë botërore. “Juria ka për detyrë që të zgjedhë posterin më të mirë, më të bindshëm, më të fortë”, ka thënë Krasniqi.
Tema e sivjetme e kësaj kampanje është Mentally Green-Mindset me sloganin Human is Love, Nature is Future, We are all the equal.

Formacionet e mundshme: Atletico Madrid-Real Madrid

0

Dy skuadrat që u përballën vitin e kaluar në finale të Champion League, ATletico Madrid dhe Real Madrid do të përballën sonte në kuadër të çerekfinales së Championsit.

Kjo ndeshje është interesant sepse Atletico e Diego Simeones ka fituar në katër përballjet e fundit, dhe natyrisht së Reali kërkon hakmarrje.

Formacionet e mundshme

Atletico Madrid: Jan Oblak, Juanfran, Miranda, Diego Godin, Jesus Gamez, Gabi, Tiago, Arda Turan, Koke, Mario Mandzukiç, Antoine Griezmann.

Real Madrid: Iker Casillas, Dani Carvajal, Pepe, Sergio Ramos, Marcelo, Luka Modric, Toni Kroos, Gareth Bale, James Rodríguez, Karim Benzema, Cristiano Ronaldo.

2137 fermerë aplikojnë për grante në Ministrinë e Bujqësisë

0

Është mbyllur të premten afati i aplikimit për projekte zhvillimore/ grante nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe numri i përgjithshëm i aplikimeve është 2137.

Nga numri i përgjithshëm, aplikimi nëpër regjione është si me poshtë:
Buxheti total që do të jepet për grante sivjet është planifikuar 20 milionë euro. Në Masën 101 – investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore janë planifikuar 11 milionë euro. Në Masën 103 – Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, janë planifikuar 5 milionë euro. Në Masën 302 – Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve janë planifikuar 1.5 milionë euro. Ndërkaq në Masën e Ujitjes së tokave bujqësore janë planifikuar 2 milionë euro.

Nga java e ardhshme, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të fillojë me vlerësimin e projekteve, bazuar edhe në kriteret e publikuara para dy muajve, e që janë edhe tani publike në uebfaqen e ministrisë. MBZHR-ja do të informojë fermerët për hapat e tjerë që do të ndërmarrë.
Ndryshe, aplikimi për skemën e pagesave direkte/ subvencioneve, me kërkesë edhe të fermerëve dhe drejtorive komunale, është zgjatur deri më 20 prill 2015.

Ekskluzive: Dy të mitura nga Kosova drejt Sirisë (Video)

0

Si u zbuluan dy vajza të mitura nga një fshat i Vitisë, që kishin rënë viktimë e rrjeteve sociale dhe ishin nisur drejt Sirisë.

Cfarë thonë ato dhe cfarë prindi i tyre, për këtë “rrugë pa krye”. Si u morën vesh dhe me kend kishin kontaktuar vajzat e mitura.

Ndiqeni rrëfimin ekskluziv të  vajzave që ishin zënë në kufi nga policia e Kosovës.

 

Hollësi të tjera ndiqni në 21 live news.

Ambasadori O’Conell: Britania mbetet e palëkundur për Kosovën

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pranoi sot në një ceremoni të veçantë kredencialet nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin O’Connell për detyrën e re dhe e ofroi mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë misionit të tij në Kosovë, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin e Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit.

Në takimin pas ceremonisë, presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes britanike posaçërisht në procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe inkurajimin e investimeve, si dhe në luftimin e dukurive negative, që janë prioritete të të dyja vendeve.

Ambasadori O’Connell theksoi se përkrahja e shtetit të tij për vendin tonë dhe perspektivën e saj evropiane mbetet e palëkundur dhe se Britania është e interesuar të zhvillojë një relacion të fuqishëm dhe jetëgjatë me Republikën e Kosovës.