Atletico-Real, formacionet

0

Diego Simeone dhe Carlo Ancelotti do të nxjerrin në fushë njëmbëdhjetëshat e tyre, për të cilët mendojnë se janë më të mirët për duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Vicente Calderon.

Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Miranda, Godin, Siqueira; Gabi, Mario, Koke, Arda Turan; Griezmann, Mandzukic.

Real Madrid: Casillas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Modric, James; Bale, Benzema, Cristiano Ronaldo.

Kosovës i kërkohet fokusim në cilësinë e prodhimeve

0

Për eksportin e prodhimeve kosovare, tregjet e vendeve anëtare të CEFTA-së dhe ato të BE-së mbeten tregjet potenciale. Kjo, për shkak të afërsisë dhe marrëveshjeve tregtare.
Kosova si shtet, tregtinë më të madhe e zhvillon me vendet anëtare të Marrëveshjes së CEFTA-së dhe të Bashkimit Evropian, ndërsa një pjesë më të vogël e ka me SHBA-të dhe Turqinë.
Blerim Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë sot se vëllimi i eksportit është më i ultë në krahasim me importin dhe kryesisht sipas tij eksportohen mallra me vlera të ultë.
Këtë të dhëna janë dalë nga një raport që është publikuar nga UNDP rreth “Tregjeve potenciale për eksport”.
Blerim Ahmeti, tha se deri më tani është punuar shumë për krijimin e tregjeve të reja, por tani sipas tij kompanitë duhet të punojnë më shumë për të qenë më të pranishëm në këto tregje.RTV21

​Hedh cigaren në tokë, dënohet me 504 funte gjobë

0

Tina Copeland, një 54 vjeçare angleze ishte duke ecur për në shtëpi teksa po pinte cigaren, ndërsa kur e përfundoi tymosjen ajo e hodhi në tokë.

Por, pastaj ajo u përball me një ndjenje sikur të kishte kryer një krim, sepse pas saj befasisht u shfaqën dy police të cilët vraponin pas saj dhe i kërkuan të ngris duart e të ndalet, shkruan Mirror

Ajo rrëfen se si ata e pyetën, nëse ajo ishte e vetëdijshme që kishte kryer një krim. Ajo rrëfen se ishte shumë e çuditur, sepse sipas saj e trajtuan sikur të ishte një kriminele që sapo kishte vrarë dikë.

Dy policet fillimisht asaj ia shqiptuan 50 funte dënim për “aktin” që kishte bërë, ndërsa kur ajo refuzoi u përball me një gjobë tjetër prej 304 funteve.

Pasi që procesi shkoi në gjykatë ajo do të ketë shpenzime ekstra të gjykatës prej 200 funteve, dhe në fund kur nxjerrët totali asaj do ti duhet të paguajë 504 funte “gjobë” për një cigare të hedhur në tokë.

​Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit pëson rënie

0

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit pësoi rënie, për -0.4%, në muajin mars 2015 krahasuar me muajin mars 2014.

Rënie e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, në këtë periudhë, është vërejtur te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë, -2.6%, përdorim i pajisjeve për transportin personal, për-12.8%, arsim i lartë -28.1%, shërbime dhe strehim i studentëve -15.8%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej, -1.9%, në IHÇK.

Këto të dhëna dalin nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.1% në muajin mars 2015 krahasuar me muajin shkurt 2015.

Në njoftimin e ASK-së, thuhet se ngritje e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: pemë me 3.0%, përdorim i pajisjeve për transportin personal për 2.4%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3% në IHÇK.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupi: qumësht, djath dhe vezë për (-2.0%) me një ndikim prej (-0.2) për qind në IHÇK.Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2015 me muajin mars 2014 ishte (-0.4%).Rënia kryesisht u neutralizua me ngritjen e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: bukë dhe drithëra (1.4%); mish (0.8%); pemë (7.2%); perime (12.1%); duhan (3.1%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për (7.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5% në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

​Erdogan: "Dënoj dhe paralajmëroj Papën"

0

Kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka thënë se e dënon deklaratën e Papës Françesko për shkak se ka thënë se krimi ndaj armenëve para 100 viteve e ka quajtur “gjenocid të parë të shekullit 20”.

Erdogan ka deklaruar se “dënon dhe paralajmëron Papën” që më mos të bëjë gabime të tilla, transmeton AP.

Erdogan edhe njëherë ka kërkuar që historianët të fillojnë një studim të përbashkët që do të mundësonte të vërtetohen faktet e ngjarjeve mes vitit 1915 dhe 1917.

Papa Françesku të dielën me rastin e shënimit të 100 vjetorit të krimeve ndaj armenëve në Perandorinë Osmane, duke folur për ato ngjarje ka përdorur fjalën gjenocid për çka siç kanë vlerësuar mediat e huaja mund t’i prishë marrëdhëniet diplomatike mes Vatikanit dhe Turqisë.

Shumë historian e përshkruajnë vdekjen e një milion armenëve në Perandorinë Osmane si “gjenocid i parë i shekullit 20”, por Ankaraja e mohon këtë akuzë.

Armenët insistojnë se 1.5 milionë pjesëtarë të popullit ë tyre janë vrarë në mes të viteve 1915 dhe 1917 gjatë rënies të Perandorisë Osmane dhe kanë punuar gjatë që bashkësia ndërkombëtare këtë ta quajë gjenocid.

Turqia hedhë poshtë akuzat për këtë krim dhe konfirmon se gjatë konfliktit qytetar kur armenët janë rebeluar kundër Perandorisë Osmane dhe kanë kaluar në anën e trupave ruse, janë vrarë 300 deri 500 mijë armenë e po ashtu edhe aq nga populli turk./KosovaPress/

Opozita në aksion: Bllokohet Gjykata kushtetuese (Video)

0

Përsëri Gjykata Kushtetuese në shenjestër të aksioneve të përfaqesuesve të opozites.
Kësaj radhe ky institucion u quajtë si shkelësi më i madhë i kushtetutes dhe instrument i Qeverisë.

Deklaratë e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së

Deklaratë e Nol Nushit, aktivist i VV-së

 

 

​Nesër publikohen emrat e ushtarëve të “Shigjetës”

0

Nesër do të fillojë publikimi i listave të pjesëmarrësve në luftën e UÇK-së të Shtabit të Përgjithshëm.
Sipas kryetarit të veteranëve të UÇK-së pranë zyrës së Kryeministrit publikimi do të fillojë me Operacionin “Shigjeta” e ditëve në vazhdim me njësitë tjera të ShP të UÇK-së.
Fazliu këtë e ka bërë të ditur nëpërmes një njoftimi në rrjetin social Facebook:

“Ju njoftoj të gjithë të cilët jeni të interesuar se nesër do të fillojnë të publikohen listat e SHP të UÇK-së dhe njësive vartëse ku do të fillohet me Operacionin “Shigjeta” dhe po ashtu disa njësi vartëse të SHP dhe kështu gjatë kësaj jave do të jenë të publikuara të gjitha listat paraprake të të gjithë aplikantëve.
Duke shpresuar në mbështetjen dhe ndihmën e të gjithëve shpresojmë qe ky proces të përfundojë shpejt dhe mbas përfundimit të ankesave dhe miratimit të listave përfundimtare të gjithë të fillojnë me realizimin e të drejtave dhe beneficioneve të cilat iu takojnë me ligjet në fuqi e të cilat ligje e njohin dhe e ligjërojnë atë e cila është më e rëndësishmja LUFTËN ÇLIRIMTARE dhe përcaktojnë statusin meritor të UÇK-së”.

​Në Irak 11 të vdekur nga eksplodimet me bomba

0

Së paku dhjetë civilë kanë vdekur dhe më shumë se 20 janë plagosur në disa shpërthime me bomba në gjithë Irakun kanë thënë autoritetet e këtij vendi.

Shtatë persona kanë vdekur në eksplodimin e një auto-bombe në zonën tregtare në qytetin Mahmudi, 30 kilometra në jug të Bagdadit kanë thënë nga policia duke shtuar se eksplodimi ka ndodhur në pjesën shiite të qytetit afër një furre para së cilës njerëzit kanë qenë duke pritur në rend për të blerë bukë.
Disa orë më vonë auto-bomba tjetër ka shpërthyer në parkingun e një spitali në perëndim të Bagdadit. Katër njerëz kanë vdekur dhe 10 janë plagosur.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet por ekstremistët e ISIS gati çdo ditë sulmojnë shiitët dhe forcat e sigurisë të Irakut.

Jardim: S’kemi frikë nga Juventusi

0

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim thotë së skuadra e tij nuk ia ka frikën Juventusit, ani pse italianët kanë skuadër për çdo respekt.

“Do të shkojmë në Torino për të zhvilluar lojën tonë. Juventusin e respektojmë për faktin së ka skuadër të mirë, por kjo nuk do të thotë që ne kemi frikë nga ata. Do ta japim gjithçka për të vazhduar ëndërr në Champions”, tha Jardim.

Monaco e cila e eliminojë një fazë më herët Arsenalin, sonte në orën 20:45i shkojnë në Torino skuadrës së Juventusit për të zhvilluar ndeshjen e parë në çerekfinale të Champion League.

ZRrE: Rryma, megjithatë, do të shtrenjëtohet (Video)

0

Në ndërkohë nga ZRrE kanë përsëritur qëndrimin e mëhershëm se vendimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë elektrike mund të ndryshohen vetëm me vendimin e gjykatës dhe mbështetur në ligjet aktuale. Sipas ZRrE,tarifat aktual janë të përcaktuara në bazë të studimit për arsyeshmërinë e kostove dhe alternativa tjetër për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike nuk ekziston.

Deklaratë: Ymer Fejzullahu,udhëheqës i Departamentit të Tarifave