Pagë minimale për çdo të punësuar, Spasovski: Biznesmenët të japin një pjesë të fitimit, e jo vetëm të kërkojnë

TË FUNDIT

Përmes një dekreti  Qeveria fuqizoi masën ekonomike për ndihmën e kompanive.

14.500 denarë në muaj për çdo të punësuar për muajin prill dhe maj dhe për secilën kompani të cenuar nga kriza. Këto janë gjithsej 29.000 denarë për çdo të punësuar për dy muajt, për tu ruajtur vendet e punës për 250.000 të punësuar, tha Kryeministri Oliver Spasovski.

Kjo do të thotë se nëse ka qenë i angazhuar me orar të plotë të punës,  do të marr 14.500 denarë, ndërsa do të marr shumë proporcionale. Punëdhënësit do të mund të aplikojnë përmes sistemit elektronik të DAP.

Spasovski thotë se pas mbarimit të krizës duhet të vazhdohet me punë dhe këtë duhet ta kuptojnë punëdhënësit, apelon që të mos nënshkruhen marrëveshje për shfuqizim të marrëveshjes së punës me pëlqim.

Gjithçka që është në përputhje me ligjin, gjithçka që i ofrohet apo i jepet në këtë moment se me pëlqim do të shkëpusin raportet e punës, të mos e bëjnë këtë, për shkak se kompanitë do të marrin mbështetje dhe punëtorët do të mbeten në punë dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, tha Kryeministri Oliver Spasovski.

Kryeministri apelon të shikohet shëndeti e jo profiti që duhet të realizojnë kompanitë.

Dikush tani do të thotë, po ekzistojnë edhe kompani të mëdha në pjesën e hotelierisë që me të vërtetë nuk mund ta bëjnë këtë. Kjo nuk është e saktë. Ata që janë të mëdha dhe ata që kanë profit të madh dhe fitim, tani është momenti të japin një pjesë të profitit të tyre dhe të mbulojnë atë që duhet. Shteti është solidar, shteti i ndihmon ekonomisë, por duhet të ndihmojë edhe ata vetë, tha Kryeministri Oliver Spasovski.

Si alternativë e këtyre masave, kompanitë mund të zgjedhin mundësi për mbulim prej 50% nga kontributet e pagave të punëtorëve. Kjo është subvencionim i pagesës së kontributeve nga sigurimi i patjetërsueshëm në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme.