Pacolli uron Kurtin: Urimi do të kishte më shumë kuptim sikur Albini të ishe kryeministër i gjithë qytetarëve të Kosovës

TË FUNDIT

Behgjet Pacolli nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të tij në Facebook ka uruar kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se ky urim do të kishte më shumë kuptim sikur ti Albin të ishe kryeministër i imi dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Sot, Albin Kurti mbushi 48 vjet. Në rrafshin personal, nëpërmjet këtij urimi shpreh deshirat e mia më të sinqerta që vijnë nga zemra. Ky urim do të kishte më shumë kuptim sikur ti Albin të ishe kryeministër i imi dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, urime me dëshirën që tash e tutje tu shërbesh të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, dhe jo vetëm militantëve tuaj”, ka shkruar Pacolli.