Pacientët e ri me pasqyrë klinikë më të rëndë, ku sëmundja zhvillohet më shpejtë

TË FUNDIT

Për dallim nga variantet e tjera, ky i fundit, Delta apo indian ka pasqyrë klinike më serioze dhe sëmundja zhvillohet më shpejtë.

Siç njoftoi drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq dallime ka edhe në moshën e prekur nga virusi.

“Trajtimi vazhdon sikurse më parë. Nuk ka dallim në mjekimin e variantit delta nga paraprakja, por kemi përshtypjen se pasqyra klinike është më serioze dhe se më shpejtë zhvillohet te pacientët e caktuar. Sa i takon moshës, më të prekurit janë mosha e mesme, për dallim nga më herët kur dominonte mosha më e vjetër”, tha Stevanoviq, transmeton TV21.