Përmes zbatimit të reformave ekonomike dhe investimit kapital në shëndetësi, arsim dhe kujdesit social, mundet të zvogëlohet pabarazia dhe të arrihet një sistem i drejtë për të gjithë, me çka do të uljen dallimi në mes shtresës së varfër dhe shtresës së pasur të qytetarëve. Kështu u tha në takimin e sotëm të konstituencës holandeze-belge të FMN-së dhe Bankës Botërore, nikoqir i së cilës është Shkupi.
Kryeministri Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet zbatimit të reformave ekonomike dhe politikave të suksesshme fiskale për dy vitet e fundit, tregon se është e angazhuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë me mundësi të barabarta për të gjithë.
“Përmes mekanizmave buxhetore të ridistribuimit të buxhetit, mjetet financiare që janë marra nga tatimi i drejtë , sot shfrytëzohen për pagesën e ndihmës sociale e cila është më e lartë për 300%. E zgjeruam të drejtën për shfrytëzimin e kompensimit për edukim dhe për fëmijë, nga 3000 në 70.000 fëmijë. Kjo është e drejtë dhe qasje e barabartë nga ana e shtetit ndaj të gjithë qytetarëve. Përmes investimeve në kapitalin njerëzor, veçanërisht në fëmijët dhe të rinjtë, ekonomia dhe shteti kanë perspektivë të qëndrueshme dhe afatgjate”, tha Zaev.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski tha se qeveria veç më ka ndërmarrë hapa në ndryshimin e gjendjes faktike.
“Ne deri tash kemi ndërmarrë shumë hapa të ndryshëm. Në parim kemi sjellë konsolidim fiskal, rregulluam dhe stabilizuam sistemin financiar dhe nga ana tjetër jo vetëm që arritëm të stabilizojmë borxhin publik, udhëheqim politika të cilat mundësojnë që praktikisht të arrihen qëllimet tona kryesore”, veçoi Tevdovski.
Drejtorët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Antoni de Lanoj dhe Kun Davise, të angazhuar për Konstituencën holandeze-belge, thanë se vendi ka bërë reforma pozitive të cilët do të japin rezultate si ekonomike ashtu edhe politike në vend.
“Qeveria me të vërtete ka një agjendë ambicioze të reformave dhe mund të vërehen rezultatet jo vetëm në aspektet politike për shkak se përshtypjet të vendit për hyrje në BE dhe NATO janë përmirësuar megjithatë edhe në nivel ekonomik ne japim mbështetje për të gjithë këto procese, deklaroi”, Antoni De Lanoj.
“I dëgjuam edhe të dhënat nga Banka Botërore e cila ka vërejtur skenar pozitiv të ekonomisë edhe për kundër ngadalësimeve globale ose edhe stagnimit. Banka Botërore gjithashtu para pak kohe ka përfshirë një program shumë vjeçare me Maqedoninë e Veriut, program i cili do t’i përkrahë reformat dhe investimet në kapitalin njerëzor, dhe shpresojmë që ky program do të krijojë mundësi shtesë për sektorin privat, për të rinjtë dhe gratë dhe gjithashtu do të adresojë edhe problemet që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit”, theksoi Kun Davidse.
Ndryshe në takimin e Konstituencës holandeze-belge në Shkup morën pjesë mbi shtatëdhjetë ministra të financave, guvernatorë të bankave qendrore, përfaqësues të lartë të ministrive të financave dhe bankave qendrore.
