Pa u pranuar tre marrëveshjet strategjike, BDI-ja nuk koalicionon me VMRO-DPMNE-në, thotë Osmani

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm dhe njëherazi nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ishte sonte i ftuar në emisionin Click Plus në TV21. Duke folur për situatën politike dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se BDI-ja nuk do të koalicionojë asnjëherë me VMRO-DPMNE-në nëse ata nuk i pranojnë tre marrëveshjet strategjike siç janë Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë.

“Në këtë rritje të nacionalizmit te komuniteti maqedonas, që platformën e vet politike e bazon në shqiptarofobi, EUfobi, në bullgarofobi, që rrezikon shtyllat e shtetit, siç janë Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë, e vetmja mbrojtje është një parti politike me pikëpamje strategjike siç është BDI-ja. Prandaj, BDI-ja del mirë me anketa sepse mbrojtjen nga ky nacionalizëm në rritje e shohin vetëm te Ali Ahmeti dhe të BDI-ja. Ne e kemi thënë qartë, vijat tona të kuqe janë tre marrëveshjet, BDI-ja është gardiane e marrëveshjeve dhe asnjë koalicionim nuk do të ndodhë me një parti politike që kundërshton këto tre marrëveshje.”- tha Osmani.