Pa patentë shoferi dhe pa targa, kapet i riu që bënte “akrobacione” me motoçikletë në Veles

TË FUNDIT

Policia në Veles ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi sipas një denoncimi dhe një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai drejtonte një motoçikletë pa targa në një fushë sportive në qytet, përcjell TV21. Nga kontrollet u konstatua se i riu e kishte drejtuar motoçikletën edhe pa poseduar patentë shoferi. Motoçikleta është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

“Më 17.07.2026, në orën 00:40, në rr. “Haxhi Koste” në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e privuan nga liria S.Q. (23) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak dhe videos së publikuar në rrjetet sociale, se në një shesh lojrash në Veles ka drejtuar motoçikletë pa targa regjistrimi. Pas masave të ndërmarra dhe verifikimeve të kryera, është konstatuar se motoçikletën e kishte drejtuar para se të fitonte të drejtën e drejtimit. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa motoçikleta është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.