Kodrës së Diellit deri më tani nuk i ka ecur mirë fillimi i sezonit.
Ndonëse janar, borë ende nuk ka!
E kur nuk ka kushte për skijim, dikush e shfrytëzon rastin për parashutizëm.
Po edhe pse pa borë, Malet e Sharrit kanë vizitorët e tyre besnikë, që vijnë këtu!
“Më mirë do të ishte me borë, por edhe kështu vlen, pse jo?! Vlen për ta parë këtë vend të bukur, pse të mos e shohim, vendi më i mirë në anët tona”.
“Këtu jam, ja borë nuk ka, por ja vlen!
-Për çfarë vini më shumë?
-Ajri i pastër, me familjen, me fëmijët, të luajnë, të vrapojnë”.
Janë vendosur në funksion edhe teleferiku me gjashtë ulëse dhe “Celipashina” për shëtitje panoramike.
“Edhe pse kemi mungesë të borës, shpresojmë që së shpejti të kemi reshje të reja në barë zë paralajmërimeve të sinoptikëve që janë paralajmëruar dhe në qoftë se kemi kushte të mjaftueshme të dëborës ne do të fillojmë e skijimit, përveç atraksioneve dhe shëtitjeve panoramike që tashmë është vikendi i dytë që e kemi vendosur në funksion për turistët dhe ata që kanë ardhur të shijojnë këto bukuri”, Adem Avziu, drejtor “Elem turs”
Si fundjavën e kaluar po ashtu edhe këtë fundjavë ka interes të njerëzve për ta vizituar Kodrën e Diellit.
