Futbollistët e kampiones së Evropës, Spanjës, kanë shkëlqyer në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Spanja siguroi kalimin në finale të Botërorit pas fitores ndaj Francës të martën mbrëma në Dallas me rezultat 2:0.
Spanjollët fituan me golat e Mikel Oyarzabal nga penalltia në minutën e 22-të dhe Pedro Porros në minutën e 58-të.
Spanja dominoi nga minuta e parë kundër francezëve të mbushur me yje.
Por yjet si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Michael Olise dështuan përballë spanjollëve superiorë.
Oyarzabal shënoi nga penalltia në minutën e 22-të pas penalltisë së fituar nga Lamine Yamal, duke e çuar Spanjën në pushim me epërsi 1:0.
Penalltinë në Yamalin e shkaktoi Lucas Digne. Francezi në tentim për të larguar topin goditi Yamalin, ndërsa Oyarzabal ishte i saktë nga penalltia për golin e tij të pestë në këtë Kupë të Botës.
Spanja u paraqit për herë të parë në gysmëfinale që nga triumfi i saj në Kupën e Botës në vitin 2010.
Franca dështoi të paraqitet në finalen e tretë rresht, pasi fitoi titullin në vitin 2018.
Katër vjet më parë Franca humbi në penallti nga Argjentina në finale.
Kylian Mbappe e mbyll Botërorin me tetë gola.
Tetë gola i ka edhe Lionel Messi.
