Zëvendëkryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në facebook shkruan se Republika e Hungarisë, e përkrah Maqedoninë e Veriut për integrimet Evropiane.
“Vazhdon mbështetja nga ana e Republikës së Hungarisë për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, në drejtim të krijimit të konsensusit para samiteve të Bashkimit Evropian.
Takim me Sabollç Takaç, Ministër Shtetëror për Çështje Evropiane pranë zyrës së Kryeministrit Viktor Orban dhe përfaqësues i Republikës së Hungarisë në Bashkimin Evropian”, shkruan zëvendëkryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.




