Osmani thotë se Arsovska nuk ka pranuar që të emërojë një rrugë në nder të Bullgarisë

TË FUNDIT

I pyetur nëse autoritetet vendase mendojnë që në ndonjë mënyrë kreative, përmes emërimit të rrugëve do të mbështesin luftën se Ukrainës ndaj agresionit rus, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21 tha se edhe po të ketë një nismë të tillë, dyshon se do të pranohet nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

“E dini ku e kam dilemën, për shkak se kryetar i Shkupit është Danella. Ja unë tregoj një rast, kur erdhi kryeministri bullgar në Maqedoninë e Veriut kërkova që të bëjmë një gjest simbolik, për shkak se ishte në ditën kur Bullgaria ka pranuar pavarsinë e Maqedonisë, që një rrugë në Shkup të merr emrin Zheley Zhelev, kurse një Sofje të quhet Boris Trajkovski, dhe kjo nuk u pranua si iniciativë. Prandaj nuk besoj që do të pranohet edhe enjë iniciativë e tillë”