Osmani s’e ka parë, Grubi hesht për “Grupin e zjarrit”! A i mbështet edhe Zejdi, njëjtë si Kastriot Rexhepi?

TË FUNDIT

Zëdhënës i BDI-së Bujar Osmani pohon se nuk e ka ndjekur konferencën për media që e mbajti dje bashkëpartiaku i tij Izet Mexhiti, ku foli për pakënaqësitë e një grupi të integristëve ndaj Qeverisë, e sidomos për përformancën e ulët të Osmanit si ministër dhe të Grubit si zëvendëskryeministër. Duke qenë se nuk e ka ndjekur, Osmani nuk pati qëndrim as si zëdhënës i partisë për ato që u thanë dje.

“Unë s’e kam ndjek, si parti s’kam ndonjë koment”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

TV21 i ka kërkuar qëndrim edhe zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili nuk na u përgjigj.

E kur dje Mexhiti fliste për performancën e dobët të Qeverisë, në krah të tij qëndronte edhe deputeti Kastriot Rexhepi. TV21 e pyeti se përse mori pjesë në konferencën e të pakënaqurve të BDI-së? Thotë se si deputeti i shumicës mundohet të japë kontribuojë në çdo iniciativë që do të sjellë përmirësimin përmbajtjesor në performacën e qeverisë në realizimin e projekteve kapitale në dori të shqiptarëve dhe të tjerëve.

“Duke pasur parasysh që rezultatet mund të jenë më të mëdha nëse veprohet në mënyrë ekipore për këtë shkak edhe bashkëveproj me kolegët e mi deputet të zonës dhe komunës nga e cila vijë edhe vetë. Më vjen mirë që përgjatë të gjithë këtyre proceseve në asnjë moment nuk vihet në pikëpyetje angazhimi dhe orientimi i kësaj qeverie pro integrimeve europiane në të cilin kam dëshmuar edhe personalisht me veprimet e mija në momente kyçe”, pohoi Kastriot Rexhepi, deputet.

Por si mendon deputeti tjetër i pavarur, Skender Rexhepi. E pyetëm nëse edhe ai i mbështet qëndrimet e Mexhiti për punën e Qeverisë. Tha se ka mjaft hapësirë për kritika për realizimin e programit, përfshirë edhe aty ku është Alternativa, duke shtuar se janë pika të mëdha për të cilat do të duhet të bëhet një debat më i madh.

 “TV21:Ju personalisht a i mbështesni dhe a jeni i të njëjti qëndrim me Mexhitin për projektet e parealizuara të Qeverisë?

“Unë e përsëris, konsideroj që është problem i brendshëm i BDI-së dhe deri sa ato nuk i qartësojnë mes veti çështjet,  shumë pak është e rendit që të përzihemi në çështje e brendshme të tyre. Por atë që e thash që është mjaft indikativ fakti që është pikërisht grupi i tyre arsyeja që e gjithë Qeveria kërkon zgjerimin e saj me Aleancën. Unë i mbështesë vetëm qëndrimet për të cilat konsideroj se me të vërtetë janë fakte nga ana e Qeverisë dhe janë dobësitë dhe mangësitë që i ka ky pushtet”, tha Skender Rexhepi, deputet i pavarur.

Përndryshe dje nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti bashkë me një pjesë të kryesisë qendrore të partisë doli në konferencë për media nga ku drejtori kritika në adresë të Qeverisë, në veçanti ndaj ministrave integristë, për mosrealizim premtimesh.