Informacionet e ndryshme që po qarkullojnë në publik lidhur me arritjen e ndonjë marrëveshjeje mes VRMO-DPMNE-së dhe BDI-së, janë sajesa portalesh. Bujar Osmani i pyetur nga TV21 thotë se këto lajme të paktën nuk e kanë burim partinë që ai i përket, BDI-në.
Në disa media online doli lajmi sikur VMRO-DPMNE dhe BDI kanë finalizuar marrëveshjen për formim të Qeverisë së re dhe se janë marrë vesh edhe për kryeministrin shqiptar.
Gjithashtu as me LSDM-në ende nuk ka asnjë marrëveshje finale për formimin e shumicës së re.
Negociatat mes partive pritet të nisin këto ditë.