Osmani: Nesër fillojnë aktivitetet me palët tjera për të formuar Qeverinë të udhëhequr nga një kryeministër shqiptar

TË FUNDIT

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në pres konferencë pas mbylljes së votimeve, theksoi se nesër duhet të fillojnë aktivitetet me palët tjera për të formuar Qeverinë të udhëhequr nga një kryeministër shqiptar.

Osmani shtoi se kanë përgjegjësi për të punuar dhe për të përmbushur të gjitha premtimet.

 “Kemi arritur qëllimin tonë zgjedhor për të sjellë BDI-në në pozitë për të kërkuar kryeministrin e parë shqiptar. Ky është një moment historik për shqiptarët, për demokracinë dhe për të gjithë qytetarët e vendit. E pranojmë përgjegjësinë për të punuar dhe për të përmbushur premtimet tona. Do t’ju shërbejmë qytetarëve dhe të ndërtojmë një vend më të mirë për të gjithë. Nga nesër duhet të fillojnë aktivitetet me palët tjera për të formuar Qeverinë të udhëhequr nga një kryeministër shqiptar”, deklaroi Bujar Osmani nga BDI.