Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takimin e parë me përfaqësuesit e organeve të Administratës Shtetërore, të cilët marrin pjesë në harmonizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Qëllimi i takimit është krijimi i një grupi punues ndër-ministror për avancimin e bashkëpunimit dypalësh kontraktual, për çka ministri Osmani e formoi këtë grup, të konfirmuar me vendim të Qeverisë.
Fokusi i këtij grupi do të jetë koordinimi dhe mtetja e aktiviteteve që kanë për qëllim lidhjen, harmonizimin dhe inicimin e marrëveshjeve të reja, me çka do të përmirësohet ndjeshëm bashkëpunimi kontraktual me vendet tjera dhe organizatat ndërkombëtare.
Takimi inicues ishte i suksesshëm, me disa konkluzione konkrete, me ç’rast Osmani iu rekomandoi të gjitha institucioneve që aktivitetet e periudhës së ardhshme t’i përqëndrojnë në intensifikimin e bashkëpunimit kontraktual, që do të jetë konfirmim i përkushtimit për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet me të cilat Maqedonia e Veriut ka vendosur marrëdhënie diplomatike.
