Osmani: Me partner të fuqishëm si Austria, Kosova ndihet më e fuqishme

TË FUNDIT

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Austria është mike dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës.

Pas takimit me kancelarin austriak, Karl Nehammer, Osmani ka bërë të ditur se nga ai ka kërkuar mbështetjen për integrimin e shtetit tonë në strukturat euro-atlantike.

“Diskutuam edhe për bashkëpunimin e mëtejmë bilateral ndërmjet të dyja vendeve. Me partner të fuqishëm si Austria, edhe Kosova ndihet më e fuqishme!”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media