Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani i cili ndodhet në vizitë pune në Kroaci nga atje nëpërmjet rrjetit social Facebook theksoi se Kroacia qëndron fuqishëm në përkrahjen e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Osmani bën të ditur se është takuar edhe me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin Kroat, Domagoj Ivan Milosheviq me të cilën interesi i të dy vendeve për prespektivën e përgjithshme të evropiane të Ballkanit Perendimor ka qenë i lartë.
“Kroacia qëndron fuqishëm në përkrahjen e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vizitë pune e Kroacisë mike, në takim me Marija Pejçinoviq – Buriq, Zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Ministre për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane”, shkruan Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.







