Osmani i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar italian, Andrea Silvestri

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Italisë, Andrea Silvestri, në shtetin tonë.

Siç kumtoi MPJ-ja, ministri Osmani duke i dëshiruar mision të suksesshëm ambasadorit të ri italian, shprehi kënaqësi nga bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe bindje se me përvojën diplomatike dhe angazhimin personal do të kontribuoj në thëllimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Si rrjedhojë, ministri Osmani nënvizoi se mbështetja e vazhdueshme principiele e Romës zyrtare për perspektivën e rajonit dhe bashkëpunimi tradicional në shumë fusha, paraqet bazë në lidhjet mes vete.

Mbështetja parimore e Italisë do të kontribuojë që Maqedonia e Veriut ta realizojë hapin e rëndësishëm të radhës në rrugën e saj evropiane, që ta mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare dhe formalisht të fillojë bisedimet deri në fund të vitit.

Ambasadori Silvestri tregoi gatishmëri që të vazhdojë ndërtimin e relacioneve të afërta nëpërmes forcimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Italia do të vazhdojë zëshëm dhe aktivisht të përkrahë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane, theksoi Silvestri, duke dhënë porosinë se vendi i tij mbetet ithtar i fortë për anëtarësim të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ambasadori aprovoi përkushtimin e vendit tonë në zbatimin e standardeve evropiane dhe përpikmërinë e fortë dhe vendimtare të Qeverisë për zbatimin e agjendës së reformave, të domosdoshme për përshpejtimin e eurointegrimit të vendit, të cilën ai pret që të valorizohet shumë shpejtë me mbajtjen e Konferencën ndërqeveritare.

Të dy bashkëbiseduesit, shkëmbyen mendime edhe për çështje tjera aktuale, për gjendjen në rajon dhe në plan ndërkombëtar. bs/fab