Osmani: Edhe Bullgaria ka interes rajonal për tu integruar në BE

Must Read

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e...

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani sot deklaroi se është optimist  që Komisioni  i përbashkët maqedono-bullgar për çështje arsimore dhe historike do të gjejë zgjidhje pas çështjes së Goce Dellçevit.

“Besoj në kapacitetin shkencor dhe profesional të historianëve tanë të gjejnë tekst të përbashkët në atë pjesë”, tha Osmani  në pres konferencën e përbashkët në MPJ me sekretaren e përgjithshme të Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC), Majlinda Bregu.

I pyetur nëse Komisioni do të arrijë zgjidhje për çështjen e Dellçevit dhe si do të ballafaqohet politika me kërkesën e Bullgarisë e cila kushtëzon   çështjet të mbyllen  deri në fillim të negociatave, Osmani tha se nuk dëshiron të paragjykojë dhe  lë mundësi që komisionet të mbajnë takime dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët gjegjësisht t’i harmonizojnë këto dallime në interpretime.

“Nuk do të paragjykoja do të kisha lënë mundësi që Komisionet të takohen dhe të bëjnë përpjekje të gjejnë një gjuhë të përbashkët, gjegjësisht  t’i harmonizojnë këto dallime në intepretim. As nuk dua të jem pesimist në lidhje me atë se nuk do të arrijnë.  Siç arritën deri tani të gjejnë  tekst të përbashkët  që është i pranueshëm për të dy palët për shumë  personalitete të  rëndësishme historike, ashtu mendoj se do të gjejnë edhe tekst të përbashkët për shënim gjegjësisht për interpretim të atyre dallimeve edhe për figurat tjera historike të cilët janë në atë listë”, tha Osmani.

Porositi se sipas planit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë do të zhvillohet gjithë komunikimi në lidhje me çështjen e Bullgarisë, duke theksuar se komunikimi midis dy vendeve është mënyra më e mirë të tejkalohen dallimet.

“Plani saktë është parashikuar dhe shënuar në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Në atë plan në Nenin 2 shkruan Republika e Bullgarisë do ta mbështesë  integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe ne do të përpiqemi të respektohet ai plan dhe ajo marrëveshje, dhe për atë insistojmë  gjithë komunikimi  të zhvillohet në suaza të  marrëveshjes së parashikuar, sepse kjo është në interes të përbashkët të të dy shteteve”, tha Osmani.

Thotë se marrëveshja me Bullgarinë e definon korrnizën dhe instrumentet për bashkëpunim  dhe tejkalim të dallimeve dhe se mënyra më e mirë  për zgjidhje të problemeve  është komunikimi.

“Nuk preferoj të përdor fjalor negativ, si linja të kuqe. Marrëveshja me Bullgarinë i definon korrnizën dhe instrumentet për bashkëpunim  dhe tejkalim të dallimeve. Mënyra më e mirë për  zgjidhje të problemeve është komunikimi.  Nuk guxojmë ta shkatërrojmë komunikimin. Gjithashtu,  në interes të Republikës së Bullgarisë është gjithë rajoni  të integrohet në Bashkimin Evropian”, nënvizoi shefi i Diplomacisë.

Ai theksoi se derisa të dy trajektoret ishin të ndërthurura nuk ka pasur rezultate në tejkalimin e dallimeve  në  interpretimin e figurave historike,  as përparim në komunikimin politik dhe ekonomik  midis dy vendeve.

“Prejse Marrëveshja  vendosë rend në atë komunikim dhe çështjet historike i ndan dhe ua jep historianëve,  derisa çështjet politike u mbesin politikanëve, atëherë kemi rezultate në të dy trajektoret”, vlerësoi Osmani.

Përkujtoi se tashmë ka tekst të dakorduar për disa figura historike, për disa  periudha historike,  të cilat tashmë propozohen  si tekst konsensual në të dy qeveritë  që të mund t’i harmonizojnë tekstet e librave.

“Do të thotë kjo është formula e suksesit. Kemi parë formula paraprake se si politikanët komentojnë  se cilat janë  karakteristikat identike të figurave historike  dhe anasjelltas  kur historianët mundohen të zgjidhin  tema politike. I bllokojnë të dy trajektoret.  Për atë arsye unë nuk do të futem në komente që duhet historianët të japin konkluzion në bazë të dokumenteve historike. E jona është  të krijojmë parakushte në bazë të Marrëveshjes  që komisionet të punojnë pa ndërprerë që të vijnë në vullnet të mirë  të bazës së barazisë, të arrijnë deri te zgjidhja  që të gjejnë pika të bashkimit dhe pika të  shënimit të përbashkët sepse e ardhmja është në  bashkëpunimin e përbashkët midis vendeve  në rajon”, tha Osmani. sa/

  • Tags
  • 5

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë – theksoi...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e  kanalizimit atmosferik dhe atij fekal,...

Sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar! Xhaferi: Janë në dëm të Kuvendit, por në dobi të shtetit

https://youtu.be/b0-YoBIZbvg Për sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar, që ishin pjesë e procesit reformues, zgjdhëm që...

Nga çfarë ndërroi jetë Amdi Bajram? Familja e tij: Vdiq nga sulmi në tru e jo nga korona virusi

https://youtu.be/T4ErpV03hAQ Kolonë makinash sot e përcollën për në banesën e fundit deputetin Amdi Bajramin.

More Articles Like This