Osmani dhe Dendias të enjten në Athinë do t’i nënshkruajnë tre memorandume për bashkëpunim

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani të enjten e ardhshme më 14 janar do të udhëtojë në Athinë dhe do të realizojë takim me homologun e tij grek Nikos Dendias, kumtoi zëdhënësi i MPJ-së greke Aleksandros Papajoanu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dendias dhe Osmani është paraparë t’i nënshkruajnë tri memorandume bashkëpunimi: njëri do të jetë me “Enterprise Greece”, tjetri për mbrojtje civile dhe i treti është për bashkëpunimin e akademive diplomatike prej të dyja vendeve.