Osmani: Blerja e derivateve të naftës në pompat ruse të benzinës, financon ushtrinë ruse!

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21 ka komentuar radhët e gjata të makinave para disa pompave të benzinës. Osmani thotë se nuk është kompetent për këtë pjesë, por që nga mbledhjet t Qeverisë ka kuptuar se radhët janë shkaktuar nga spekulimet.

Në lidhje me: Qytetarët ia mësyjnë pompave të benzinës pas njoftimit për rritje të çmimeve pas mesnatës

“Nga prezenca ime në Qeveri e di se këto radhë kanë qenë të krijuara nga spekulimet, për shkak se ka rezerva të mjaftueshme të naftës”, tha mes tjerash Osmani.

Osmani thotë se qytetarët që funrizohen me naftë nga kompanitë ruse në vend, indirekt dfinancojnë ushtrinë ruse.

“Unë mendoj se Rusia, Federata Ruse kryesisht financohet nëpërmjet burimeve të energjisë. Të ardhurat dominante të Federatës ruse janë nga gati, nafta, burimet energjetike. Sigurisht që blerja e tyre financon ushtrinë ruse, aty nuk ka dilemë”, theksoi Osmani.