Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) kumtoi se në mënyrë drastike e ka zvogëluar numrin e vëzhguesve të cilët do t’i ndjekin zgjedhjet presidenciale në SHBA, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
OSBE në zgjedhjet në SHBA që do të mbahen do të dërgojë vetëm 30 vëzhgues.
Zëdhënësja e OSBE-së, Katja Andrush theksoi se së pari është planifikuar në SHBA të dërgohen 100 vëzhgues afatgjatë dhe 400 afatshkurtër, por për shkak të pandemisë dhe restriksioneve për udhëtim dërgoi 30.
Ajo theksoi se 30 vëzhgues do të udhëtojnë në SHBA në fillim të muajit të ardhshëm dhe theksoi se asnjë vëzhgues nuk është nga Rusia.
