Organizata “Hrabro Srce” reagon për shkarkimin e Jovev: “Të gabosh është njerëzore, por edhe ta pranosh gabimin është njerëzore”

TË FUNDIT

Organizata “Hrabro Srce” reagon për shkarkimin e Jovev. Nga kjo organizatë thonë se drejtori i kardiologjisë ka qenë i vetmi që ju ka ndihmuar këtyre personave që jetojnë me zemër mekanike. Ata çdo herë janë ankuar se ministrat e shëndetësisë të cilët ndërrohen shpesh nuk i pranojnë nëpër takime, dhe as nuk i pranojnë kërkesat e tyre siç është participimi për ndërrimin e baterive të zemrës. Andaj kryetari I Organizatës “Hrabro Srce” kërkon nga ministri aktual i shëndetësisë që të tërheq vendimin e tij, sepse sipas tyre është një vendim i gabuar.

 “Ne si Organizatë “Hrabro Srce” e shohim si një gabim të ministrit, është njerëzore të gabosh, por njerëzore është edhe të pranosh gabimin dhe ta tërheqësh, që do të thotë ne apelojmë deri të ministri i Shëndetësisë ta pranojë gabimin dhe ta tërheq vendimin për shkarkimin e profesorit Jovev dhe ta lejojë ta bëjë punën ashtu siç di ai dhe ta vazhdojë atë”, tha Vasko Joleski –organizata “Hrabro Srce”.