Në vendin tonë janë rreth 4.500 institucione shëndetësore private, ndërsa rreth 2500 janë në krizë të rëndë ekzistenciale dhe në prag të mbijetesës, paralajmëron Oda e Shëndetësisë Private. Kryetarja e kësaj ode shpjegon rastin me faktin se mjekët amë për 63 denarë në muaj duhet të ofrojnë shërbime të pakufizuara, 24 orë, 7 ditë në javë. Duke shtuar se me këtë nënvlerësohet profesioni i mjekut dhe duhet punuar për të rikthyer besimin dhe dinjitetin. Nga ky grup përjashtohen institucionet shëndetësore apo ordinancat të cilat ofrojnë shërbimin e testimit për Covid-19. Të njëjtat janë diku rreth 20 në mbarë vendin dhe nuk janë të prekura nga kriza financiare.
“Problemi me shpërnguljen e mjekëve, tashmë e dimë të gjithë, numri i mjekëve amë është zvogëluar shumë, nga mbi 1.800 sot kemi rreth 1.436 me tendencë të zvogëlimit për fat të keq. Shpërngulja e qytetarëve gjithashtu ka shkaktuar problem. Tashmë pjesa e sistemit mjekë amë-stomotolog, është i paqëndrueshëm”, tha Tanja Dejanoska, kryetare e OShP-së.
Kryetarja e mjekëve amë, njëherazi anëtare e odës thotë se disa kolegë-mjekë amë e kanë informuar tashmë se do t’i mbyllin ambulancat për shkak të faturave të shtrenjta të rrymës dhe rritjes së pagës minimale.
“Moment thelbësor është edhe rritja e pagës minimale në 18 mijë denarë, e cila është katastrofale për ambulantat e vogla, dhe vendet e vogla rurale. Ne kemi qytete të vogla ku nuk ka natalitet, por vetëm persona të rritur, ku kapitacioni çdo ditë bie, nuk rritet kështu që mbrëmë alarmuan kolegët nga Llozova, Shën Nikolla, Vinica, pra ata që kanë kapitacion të ulët se infermieret kanë kërkuar paga më të larta. Kjo shkakton efekt domino të keq mbi gjithë biznesin. Vetëm se kam informata për mbyllje të ambulancave për shkak të çmimeve enorme që i kanë marrë kolegët koncesionarë me faturat enorme të rrymës”, deklaroi Lilija Çollakova Dervishova, mjeke.
Oda njoftoi se nga java e ardhshme do të fillojnë të funksionojnë grupet e punës dhe ekipet negociuese me ekspertë juridikë dhe ekonomikë dhe synimi është që të marrin pjesë drejtpërdrejt në rregullativën ligjore, prej të cilës thonë se kanë qenë të përjashtuar.
