Orce Kamçev, i cili personalisht e ka pranuar ftesën e gjykatës që të jetë dëshmitarë në seancën e sotme për lëndën “Tortura”, nuk u paraqit në gjykatë që të dëshmojë. Ai duhej të dëshmojë për ish-drejtorin e DSK, Sasho Mijallkovin, i akuzuar për arrestimin e ish-ministrit Lube Boshkovski. Prokurori i PPS-së që e udhëheq këtë lëndë, kërkoi që në seancën e ardhshme, dëshmitari Kamçev të sillet me forcë në gjykatë, respektivisht me polici. Gjyqtarja Aleksandra Risteska, i dha mundësi që nëse e arsyeton mungesën e tij, vendimi të tërhiqet. Si dëshmitarë në seancën e sotme kanë qenë të thirrur edhe gazetarja Olivera Trajkovska dhe ish- zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski, të cilët nuk e kanë pranuar ftesën. Trajkovska nuk ka qenë në shtëpi, ndërsa për Koteskin nuk ka pasur provë se në mënyrë të rregullt i është dorëzuar ftesa.
