Kryeministri hungarez Viktor Orban sot deklaroi se masat e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit u vendosën “në kohë dhe në mënyrë të saktë” dhe se “çdo jetë është e rëndësishme”.
Në një intervistë për radion shtetërore, ai tha se sistemi shëndetësor hungarez mund të sigurojë kujdes të denjë për të gjithë qytetarët, transmeton MTI.
Orban shtoi se qeveria, me qëllim për të ndihmuar industrinë e ushqimit, do të ulë TVSH-në e vakteve e porositura, e cila është forma e vetme e shërbimit që aktualisht restorantet mund të ofrojnë.
Ai gjithashtu, kumtoi se qeveria punon edhe në uljen e tatimeve për vitin e ardhshëm.
