Kufizimet e lëvizjes së qytetarëve prej orës 20 deri në 05 në mëngjes, mbyllja e objekteve hotelierike, mbyllja e kazinove dhe bastoreve për vizitorët janë pjesë e masave që vazhdojnë edhe javën që vijon me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse.
Masat epidemiologjike ndikojnë në transmetimin e virusit, tha profesori në Fakultetin teknik në Manastir, Dejan Trajkovski. Sipas tij do të bëhet gabim i madh nëse lehtësohen masat.
“Kjo shihet përmes ndryshimti të numrit efektiv të rritjes (Rt) i cili është më i ulët nëse mbyllet shoqëria. Uljen më të madhe të transmetimit e kishim gjatë mbylljes së vitit të kaluar për Pashkët, ndërsa këtë vit kemi ulje nën 0,9% si rezultat i mbylljes së objekteve hotelierike dhe orës policore”, tha Dejan Trajkovski – Fakulteti Teknik në Manastir.
Trajkovski tha se nëse tani lehtësohen masat, linja gri e këtij diagrami nuk do të bjerë kaq pjerrtas përkatësisht normalizimi do të prolongohet ndërsa rezultati do të jetë numër më i madh i të infektuarve dhe të vdekurve.
“Nëse punët shkojnë kështu, do të na nevojiten edhe dy vazhdime, jo vetëm një, edhe dy vazhdime. Ja tani ka ulje të butë, ka efekt. Dje numri ishte dukshëm i ulur, 350 nga 1000”.
A duhet të hapen objektet hotelierike?
“Duhet të hapen, por të kontrollohen”.
“Jo aq ashpër, por të bëhet ndonjë kompromis”.
A kanë efekt masat?
“Mendoj se po”.
“Nuk e di se çfarë të them, edhe ata po ankohen se nuk kanë punë. Deri në orën 10, të jetë ashtu siç ishte”.
Nëse deri në kulmin e valës së pranverës kishte 1200-1300 të vdekur, me masat restriktive mund të jetë më i ulët në anën e rënies së valës. Nëse jo (pa masa), mund të pritet numër i ngjashëm i të vdekurve siç ishte gjatë valës në qershor (për shkak të simetrisë së valës), shpjegon profesori Trajkovski.
